Berisha: "Zgjedhjet e te dieles, mesazh per Ramen"
Qytetaret shqiptare i dhane mesazhin Edi Rames, se mosnjohja e rezultatit te votimit kur ato jane brenda standardeve, nuk pranohet nga askush. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, ne lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale. "Mesazhi i djeshem i tyre ishte se mosnjohja e rezultatit te votimit, kur votimet jane te ligjshme, te ndershme, transparente dhe kane realizuar standardet kryesore te OSBE-se, nuk pranohet nga qytetaret shqiptare. E kunderta ndodh!" deklaroi Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se. Sipas tij, pjesemarrja ne keto zgjedhje te pjesshme ishte pothuajse 80 per qind te pjesemarrjes se vitit 2007. "Kjo ishte nje pjesemarrje me te cilen qytetaret shqiptare i dhane dhe nje leksion, per ata qe dine te lexojne, bojkotit dhe politikave bojkotuese. Qytetaret nuk bojkotojne",-tha Berisha. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se vete PD ka marre ne keto zgjedhje te pjesshme me shume vota se ne vitin 2007, kur u zhvilluan zgjedhjet e pergjithshme lokale.