E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, fitore e thelle ne zgjedhje

Rozeta Rapushi

Partia Demokratike fiton bindshem ne te pese njesite vendore, ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme te pushtetit lokal ne 15 nentor. Sipas rezultateve zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, selia blu fitoi ne minibashkine numer 10, bashkine Klos, Fushe-Arrez, komunen Olltak dhe Fierze. Duke lene keshtu pa asnje post, Levizjen Socialiste per Integrim ne bashkeqeverisje, partia e vetme qe konkurroi perballe PD-se ne keto zgjedhje. Keshtu, sipas rezultateve zyrtare Blendi Fuga u shpalle fitues per postin e kryetarit te minibashkise numer 10 ne Tirane me 79.63% te votave, perkundrejt kundershtarit te tij te LSI-se, Gjergj Thomai me 20.37% te votave. Po keshtu, kandidati i Partise Demokratike, Ramazan Mjeshtri ne bashkine e Klosit, fitoi garen elektorale me 72.32% te votave te marra, perkundrejt kundershtarit te tij te LSI-se, Xhevdet Reci, i cili mori vetem 27.68%. Fituese selia blu rezultoi edhe ne bashkine e Fushe-Arrezit. Me nje perqindje te larte te votave, kandidati i PD-se ne kete zone Alfred Qafa, fitoi postin e kryetarit te bashkise me 68 % te votave. Kandidati i LSI-se po ne kete zone, Dede Gjergji mori vetem 32% te votave. Me i thelle, rezultati i fitores se Partise Demokratike ishte ne komunen e Fierzes, ku kandidati i PD-se, Gjelosh Pepkolaj u votua me 94.26%. Nderkohe qe kundershtari i tij ne kete zone, kandidati i LSI-se, Mehmet Ponari, mori vetem 5.74% te votave ne zgjedhjet e pjesshme. Se fundmi edhe ne komunen e Otllakut, kandidati i PD-se, Muharrem Hoxha rezulton fitues me 79.13% te votave, ndaj kundershtarit te LSI-se, Nasi Gjoka, i cili u votua me 10.21% te votave. Sipas rezultateve zyrtare, LSI humbi ne te pese njesite e pushtetit vendor, ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme. Fitorja absolute e selise blu, vjen edhe si pasoje e bojkotit qe Partia Socialiste, por edhe partite e tjera politike ne opozite, i bene zgjedhjeve te pjesshme. Ne emer te votes se lire, socialistet dhe partite e tjera te opozites, i bojkotuan keto zgjedhje dhe vijojne protestat per hapjen e kutive te 28 qershorit. Zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit per pushtetin lokal, u zhvilluan te qeta dhe pa probleme, ndonese me nje perqindje te ulet te votuesve. Nevoja e zhvillimit te tyre lindi pasi kreret e pushtetit vendor, fituan mandatin e deputetit ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, duke lene keshtu vakante vendet ne pese njesite vendore ne vend. Nga ana tjeter nenkryetari i LSI, Haxhinasto shprehet i kenaqur nga rezultati, duke deklaruar se eshte shumefishuar vota per kete parti.

Rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve

Minibashkia numer 10 ne Tirane

Blendi Fuga PD 79.63%

Gjergji Thomai LSI 20.37%

Bashkia Klos

Ramazan Mjeshtri PD 72.32%

Xhevdet Reci LSI 27.68%

Bashkia Fushe-Arrez

Alfred Qafa PD 68%

Dede Gjergji LSI 32%

Komuna Fierze

Gjelosh Pepkolaj PD 94.26%

Mehmet Ponari LSI 5.74%

Komuna Otllak

Muharrem Hoxha PD 79.13%

Nasi Gjoka LSI 10.21%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›