Berisha: Zgjedhjet lokale, numerim korrekt te votave
Kryeministri Berisha ka garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke deklaruar se qeveria do t'i perdore te gjitha format qe zgjedhjet vendore te karakterizohen nga numerimi korrekt i votimeve. I pranishem ne festimet e deges se Partise Demokratike ne Durres, me rastin e 20 vjetorit te krijimit te saj, kreu i qeverise foli per arritjet e vendit ne keto dy dekada dhe kontributin e qeverise demokrate ne keto vite. "Une ju jap fjalen, se lirite dhe problemet tuaja, jane dhe mbeten ceshtja me madhore e axhendes sone. Zgjedhjet lokale po trokasin, qytetare dhe qytetare te Durresit, le te deshmojme ne se do te bejme zgjedhjet te lira e te ndershme dhe une ju garantoj ju, se qeveria do te beje cdo gje, qe cdo qytetar i ketij vendi te votoje i lire ne vullnetin e tij, qe vota e tij te numerohet me korrektesen me te madhe, ky eshte kushti i kushteve per te ecur drejt te ardhmes, ndaj dhe ne le te ecim te sigurt ne konsolidimin e lirive tona, te ecim te sigurt drejt zgjedhjeve te lira, te ndershme te ecim te sigurt drejt fitores sone ne Durres dhe mbare Shqiperine", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha ne qytetin e Durresit. Teksa ka garantuar vendosmerine e tij per zhvillimin e zgjedhjeve te ndershme dhe te lira, ai eshte shprehur se "ecim te sigurt drejt fitores se merituar, sepse ne me perkushtim te madh, me vizion te qarte, kemi shnderruar dhe shnderrojme cdo vit ne realitet, endrrat me te bukura te qytetareve shqiptare. Ne ndertuam Shqiperine anetare te NATO-s, ne do te ndertojme Shqiperine Evropiane, ne ndertuam Shqiperine qe leviz e lirshme ne mbare Evropen, ne ndertuam Shqiperine e infrastruktures moderne, ne ndertuam Shqiperine turistike, e shpallur kete vit e Bukura e Dheut me Durresin si kurore te bukurise se saj". Ndersa e cilesoi Durresin si nje nga epiqendrat e zhvillimit te vendit dhe te intelektualeve, Berisha nenvizoi rritjen e te ardhurave per fryme me 35 here me shume, duke pohuar se Shqiperia do te kape te gjithe koherat e humbura duke u shnderruar ne nje nder vendet me te zhvilluara te rajonit, si dhe te jete anetare e Bashkimit Evropian. Duke sjelle ne kujtesen e shqiptareve, zhvillimit kryesore dhe ato politike te ketyre 20 viteve, kryeministri i vendit pohoi se edhe pse vendi ndodhej nen protektoratin e pushtetit komunist, arriti te shpetoje, duke qene i lire. Pasi sot, sipas tij, Shqiperia eshte nje vend ku respektohen te drejtat e njeriut, fale pluralizmit politik qe eshte thelbi i demokracise. Me tej, kryeministri ka theksuar se partia e drejtuar prej tij ishte ajo qe 20 vjet me pare rrezoi regjimin komunist, nderkohe qe sot ishte ajo qe realizoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Levizjen e lire dhe ndertimin e nje epoke te re, duke pohuar se sot kemi te drejte te krenohemi pasi jemi 20 vite drite larg 20 viteve me pare. Festa u organizua ne Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" ne Durres, ku te pranishem ishin deputetet e Qarkut Durres, kreret e institucioneve qendrore si qindra simpatizante e qytetare, festimet nisen me nje perkujtim filmik te te gjitha ndodhive dhe rrjedhes politike te kesaj partie ne keto 20 vite.