E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, ne Kuvend provoi se i vodhi zgjedhjet Rozeta Rapushi

Opozita akuzon qeverine, se jo vetem qe i ka vjedhur zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, por po planifikon te vjedhe dhe zgjedhjet e ardhshme. Me nje lume akuzash, krahasimesh e fyerjesh, ndaj kryeministrit Sali Berisha, per fjalen e mbajtur ne seancen qe zgjati dje deri ne oret e para te mengjesit, kryetari i PS-se, Edi Rama, tha se nga kjo seance, u pa dhe u kuptua me mire se asnjehere, se Saliu i ka vjedhur zgjedhjet. "Saliu jo vetem i ka vjedhur zgjedhjet, jo vetem i ka plot me gjurme korrupsioni e manipulimi, kutite e materialeve zgjedhore, jo vetem kerkon te vjedhe edhe zgjedhjet e ardhshme ne te njejten menyre, por mbi te gjitha u kuptua me mire se asnjehere qe pikerisht vjedhja e zgjedhjeve eshte rrenja e te gjitha te keqijave te tjera. Vjedhja e zgjedhjeve ka keputur perfundimisht edhe frenat e mendjes e te gjuhes se Saliut", akuzoi Rama. Sipas tij, nga seanca e tejzgjatur plenare, te gjithe tashme e kane kuptuar, pse me kutite e zgjedhjeve te shkuara lidhet i tere rrenimi ekonomik e social i Shqiperise se ketij viti, bashke me degradimin moral te qeverisjes. Sipas Rames, hapja e kutive, transparenca aty ku buron pushteti, tek procesi zgjedhor, eshte e vetmja garanci per te pasur neser nje qeveri qe nuk i shkel interesat e zgjedhesve dhe nje kryeminister qe nuk mund te rrije dot ne karrige, po nuk ndjeu dhimbjet, nuk kuptoi hallet e nuk punoi per shpresat e endrrat e njerezve, sepse ate karrige e ka ne dore populli qe zgjedh dhe nuk mund ta mbaje dot dikush qe popullin nuk do ta lere te zgjedhe. "Kur e degjoja dhe shihja mbreme Saliun te sillej dhe te fliste si nje mendje humbur e gojeperdale i pashprese, ndjeja pezmatimin e pangushellueshem te qindra mijera pensionisteve qe per here te pare, pas kushedi sa vjetesh, s'do marrim asnje shperblim per Vitin e Ri dhe ne prag te Krishtlindjeve u torturuan me ore te tera para ekranit duke degjuar e pare nje kryeminister qe per asnje cast te vetem nuk u kujdes t'u thote qofte edhe nje fjale te mire", vijoi ai. Rama akuzoi se ne fjalen e gjate, se Berisha nuk dha asnje pergjigje, as per ato mijera e mijera familjeve te permbytura, nuk shtoi asgje ne buxhet per ta, por ne prag te Krishtlindjeve u tregoi s'ka ndermend t'i ndale permbytjet, as duke frenuar abuzimin me digat, as duke celur buxhet per sistemimin e tokave dhe te lumenjve. Rama vijoi akuzat e tij per fjalen e kryeministrit ne Kuvend, se Berisha ripertypi mbreme tere brockullat dhe pislleqet qe ka nxjerre e rinxjerre me vite prej barkut te tij. "Foli Saliu neper jermin e tij te gjate mbreme edhe per mjeke e infermiere, duke keqperdorur si shembull per te share opoziten gruan heroine dhe skuadren shpetimtare te njerezve kurajoze qe mundesuan lindjen e bebes ne mes te permbytjes prane Lezhes",-tha kreu socialist. Sipas tij, kryeministri nuk tha asnje fjale te mire per pronaret dhe as per te perndjekurit, sepse sa per veteranet e lufte ata s'presin gje prej kryeministrit, e neverisin krijesen e tij qysh prej kohes kur u hodh nga varka e bllokut te udheheqjes komuniste per tu shfaqur si notare i demokracise. Rama shtoi se seanca ishte per te diskutuar per Evropen per arsyet pse u refuzua statusi i vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian, jo qe kryeministri te mbushe me balte opoziten. "Saliu dje na tregoi me shfaqen e tij se ne c'prapambetje te thelle jemi, por a e meriton ky popull qeverine qe ka? Nese do ta kishte zgjedhur do ta kishte merituar, po pikerisht pse s'e ka zgjedhur nuk e meriton",-tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›