E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS afer kompromisit

Mazhoranca dhe opozita do te kete dhe dy dite te tjera kohe ne dispozicion, qe te gjejne konsensusin per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit 2009, brenda ketij viti, duke u gjendur me afer kompromisit se kurre. Nderkohe qe pasditen e djeshme kane vijuar negociatat mes kater deputeteve, te PD dhe te PS, duke startuar qe ne fillim me perpjekjen per perafrimin e qendrimeve. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, dy kampet e medha politike, vendosen qe te zhvillojne nje seance te jashtezakonshme plenare, me shpresen se me ne fund pas nje vit e gjysme debatesh, do te gjejne nje zgjidhje per ngercin politik. Keshtu, ne oren 5:00 te mengjesit te djeshem, pas oresh te gjata sherresh, akuzash dhe sulmesh te ndersjellta, PD-PS, rane dakord qe diten e hene, te zhvillojne nje seance te jashtezakonshme plenare. Ne kete seance, do te kete vetem dy pika ne rendin e dites. E para, votimi i nje projektrezolute pas debateve dhe diskutimeve per mocionin me debat per raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine. Ndersa pika e dyte, marrja e nje vendimi mbi hetimin e zgjedhjeve parlamentare. Gjetja e nje zgjidhjeje, kete here i eshte lene kater deputeteve, Viktor Gumi, Ilir Rusmali, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri. Gjate ketyre dy diteve ne fundjave, kater deputetet e djathte dhe te majte, duhet te gjejne nje formule te pranueshme per hetimin. Deri ne oret e djeshme te mengjesit, u dhane disa variante. "Kerkojme nje vendim me tre pika, ku te parashikohet hetimi i materialeve zgjedhore, drejtimi i komisionit nga opozita dhe shumica ne vendimmarrje nga opozita. Nese biem dakord ne keto 3 pika e votojme, ne te kundert cdo perpjekje tjeter eshte mungese vullneti per te mos e ngritur kete komision hetimor", tha deputeti Xhafaj. Per te treja pikat u gjet konsensusi me maxhorancen, por Kryeministri Sali Berisha kerkoi nje pike te katert ku te saktesohej hetimi sipas Kodit Zgjedhor dhe Gjykates Kushtetuese, nderkohe qe opozita kerkonte qe ne piken e katert te saktesohej qartazi se KQZ do t'i vendoste kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimor parlamentar. "Ne shprehemi te gatshem per te miratuar ngritjen e komisionit hetimor. Dy anetaret e maxhorances nuk do te duken qe nga dita e zgjedhjes deri ne diten e fundit ne ate komision. Kur ne cdo rast do te mendoni se do ta perdorni ne menyre te paligjshme komisionin, ky Parlament i ka votat per te marre cdo vendim ndaj tij. S'kam asnje qellim te keq nga ajo qe them. Kam vetem nje qellim: qe ligji te zbatohet dhe kerkesa juaj te plotesohet", ka qene deklarata e Berishes. Per te cilin, leshimi behet ne te gjitha pikat, por vetem ne respekt te Kushtetutes, vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe te Kodit Zgjedhor. "Ky hetim te behet ne perputhje me vendimet e gjykatave dhe Kushtetutes. Ceshtja e mazhorances se komisionit eshte e zgjidhur por theksoj se ajo qe mbetet eshte te sanksionohet se hetimi do te behet ne perputhje te plote me vendimet e gjykates Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor", ka qene deklarata e Berishes. Kreu i qeverise i ofroi opozites duke iu drejtuar deputetit Xhafaj se ishte i gatshem te pranonte tre pikat e parashtruara prej tij me kusht qe PS te pranonte piken e vetme sic tha Berisha, qe "ky hetim te behet ne perputhje me vendimet e gjykatave dhe Kushtetutes. Zoti Xhafa shtroi 3 pika, plotesisht dakord per te tria. Une shtova vetem nje pike, vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor dhe ne kete rast shumicen do ta ndertoni ju, do te percaktoni ju si do te ndertohet", tha dje Berisha. Pike e cila nuk u pranua nga opozita, duke cuar serish ne deshtimin e konsensusit. "Hetimi i materialeve zgjedhore si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet pervec ceshtjeve per te cilat ka vendime gjykate. Ne kerkojme vetem nje garanci, qe KQZ ne zbatim te ketij vendimi te vere ne dispozicion materialet zgjedhore", tha kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci. Por opozita insistoi permes deputetit Xhafaj, qe ne plotesimin e tre propozimeve qe perfshijne hetimin e materialeve zgjedhore, drejtimin e komisionit prej opozites dhe opozita te kete shumicen ne vendimmarrje. Ne oret e para te mengjesit, mazhoranca miratoi aktin normativ, "Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura, te punonjesve te Policise se Shtetit, Gardes se Republikes, te Sherbimit i nformativ te Shtetit, te Policise se Burgjeve, te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise". Po keshtu, miratoi edhe zgjatjen e afatit te lenies ne fuqi te gjendjes se fatkeqesise natyrore, ne Qarkun e Shkodres si dhe miratoi nje shtese ne perberjen e anetareve te delegacionit te grupit socialist parlamentar ne KE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›