E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet nuk u manipuluan, më modernet


Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sërish se zgjedhjet e 28 qershorit nuk janë manipuluar, por sipas tij kanë qenë më modernet të zhvilluara në Shqipëri. Në forumin e "Crans Montana-s", Berisha theksoi se zgjedhjet u fotografuan në mënyrë elektronike dhe i hapën rrugë dorëzimit të pyetësorit për në Bashkimin Europian. "Zgjedhjet nuk u manipuluan. Ato i hapën rrugë dorëzimit të Pyetësorit që unë bëra në 4 prill. Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës", u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›