Berisha: Zgjedhjet, procesi më transparent në historinë e vendit; Kukan: Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave

Shqipëria po ecën shumë mirë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, bojkoti shkelmon standardet evropiane
Bruksel- Në kuadër të vizitës në Bruksel, Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një panel të organizuar në Parlamentin Europian nga fondacioni “Robert Schuman”. Paneli i organizuar nën kujdestarinë e eurodeputetet Joseph Daule, e moderuar nga kolegu i tij Eduard Kukan dhe nga përfaqësuesi i Fondacionit “Schuman”, Jean Daniel Giuliani u fokusua tek progresi i Shqipërisë në lidhje me liberalizimin e vizave. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u ndal tek zgjedhjet e qershorit, të cilat i cilësoi si një proces të ndershëm e transparent që mori dhe certifikimin e ndërkombëtaëve, dhe dënoi bojkotin e opozitës ndërkohë që hyrjet dhe daljet e saj nga parlamenti i cilësoi si një ves të rrezikshëm. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, projekti europian i shqiptarëve, kreu i ekzekutivit tha qeveria ka përmbushur angazhimet që rrjedhin nga ky proces. Nga ana e tij eurodeputeti Eduard Kukan tha se Shqipëria ka bërë progres të vërtetë duke plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por nga ana tjetër ai tha se bojkoti që socialistët po i bëjnë parlamentit është i papranueshëm për standardet europiane. “Përsa i përket çështjeve të tjera të lidhura me plotësimin e kushteve, mendoj se Shqipëria po ecën shumë mirë. Askush nuk mund ta mohojë që ka një progress të vërtetë në çështje të shumta në lidhje me integrimin europian. E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me plotësimin e kushteve në lidhje me regjimin e liberalizimin e vizave. Mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Por të gjithë do të shohim situatën politike në vend në përgjithësi, dhe është e papranueshme që kjo siutatë të vazhdojë më sepse bojkoti i parlamentit nuk është mënyra se si Europa i zgjidh çështje të tilla konfliktesh apo çështjesh politike. Ndaj është në interesin e vendit që kjo të kapërcehet, gjë që do i japë një shtysë të madhe për ambiciet e shqipërisë drejt Bashkimin Europian”, deklaroi më tej, ai Pak ditë më parë, gjatë një vizite në Tiranë Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini tha se ka shpresa që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive të kërkesës së saj për statusin e vendit kandidat deri në fund të këtij viti.
...