E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me makinë zv.kryeministri Manaj

PRISHTINE-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, ka pësuar një aksident, me makinën e tij zyrtare.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën Pejë - Prishtinë, pikërisht në fshatin Arllat, konfirmoi për Express zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. "Në fakt, ka qenë vetaksident", shtoi ai.

Automjeti i tipit “Taureg” me të cilin po udhëtonte Manaj, së bashku me tre persona të tjerë, është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rruge, raporton njëekohëssiht Radio Blue Sky.

Sipas informacioneve të para, Manaj dhe personat e tjerë në automjet, kanë shpëtuar pa plagë serioze.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›