LSI-PDU, bashkëpunim për çështjen çame dhe integrimin e vendit

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partia Drejtësi për Unitet do të bashkojnë votat në parlament për çështjen çame dhe integrimin. Kryetarët e këtyre forcave Ilir Meta dhe Shpwtim Idrizi zyrtarizuan bashkëpunimin parlamentar duke mos mohuar dhe mundësinë e krijimit të një grupi të përbashkët në legjislativ. “Esenciale është që ne jemi të pirur për ta vijuar më tej këtë bashkëpunim dhe për të dhënë mesazhe me konstruktive për gjithë jetën politike shqiptare, në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Problemet dhe çështjet që përfaqëson në mënyrë të veçantë PDU-ja do të kenë përkrahjen tonë gjithnjë kur ato do të jenë në përputhje me atë frymë konstruktive dhe europeiste”, tha Meta. Bashkëpunimin brenda dhe jashtë kuvendit dy kryetarët e argumentuan me pikat e përbashkëta të programeve të tyre.
...