Urdhër arresti për Albin Kurtin, nëse s'paraqitet në gjyq
PRISHTINE - Gjykata e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në qoftë se ai nuk do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore. Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani ka konfirmuar urdhërin për arrestim dhe se ajo do ta zbatojë urdhrin në rast se Albin Kurti nuk paraqitet në procesin gjyqësor në orën 10.00.
Albin Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia e UNMIK-ut.
(d.b/BalkanWeb)
Albin Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia e UNMIK-ut.
(d.b/BalkanWeb)