Berisha: Zhvillimet ekonomike në Shqipëri, pozitive

Kryeministri Berisha ka theksuar se zhvillimet në Shqipëri, në drejtim të integrimit të ekonomisë shqiptare janë nga më pozitivet. Duke folur në konferencën me temë "Integrimi në BE dhe biznesi shqiptar", Berisha e cilësoi atë si mjaft të rëndësishme për botën e biznesit.
“Kjo konferencë është jashtëzakonisht e rëndësishme për botën e biznesit e cila synon të zgjerorë, intensifikojë, informacicionet e BE-së për biznesin shqiptar. Normat, rregullat, praktikat e BE-së janë një kusht themelor që biznesi të integrohet më tej në praktikat europiane. Dua të theksoj se zhvillimet në Shqipëri, në drejtim të integrimit të ekonomisë shqiptare kanë qënë dhe janë nga më pozitivet. Shkëmbimet më të mëdha ky vend i vogël i ka me vendet e BE-së” shtoi Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha problem në Shqipëri mbetet bujqësia ndërsa ka kërkuar nga Komisioni Europian të përcaktojë edhe ndihma për këtë sektor. "Për ne një problem serioz përbën bujqëisa dhe agro-biznesi në tërësi. Ne jemi një vend që aspirojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Europian ndërkohë që subvensionet europiane për fermerët europianë janë jashtëzakonisht të rënda për punën e fermerëve shqiptarë.Unë i bëj apel Komisionit Europina, që në ato ndihma bujare që I japin Shqipërisë të përcaktojë një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë. Në Shqipëri, 44 e popullateës është rurale. E vërtëta është se kurrë më shumë nuk është investuar se në këto vitet e fundit por mundësitë tona për të asistuar direkt tek fermerët kanë qënë modeste prandaj ne do të kërkojmë një ndihmë nga KE-ja” shtoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha premtoi se së shpejti do të hapet një debat i gjerë me biznesin ndërsa shtoi se do të ketë një barrë më të lehtë fiskale për ta. “Do hapim një debat të gjerë me ju, me specialistë të ekonomisë dhe finanacave për të gjetur stimujt dhe masat e rritjes. Nuk ka diskutim që duhet bërë gjithçka për të nxitur rritjen ndërsa theksoj se nuk do të rëndojë mbi ju asnjë rritje taskatsh. Ata që duan të kthejnë kohorat e atyre që lanë prapa ata bëjnë mullitë e erës. Vitin që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju” shtoi Berisha.
Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi gjatë fjalës së tij theksoi se BE-ja do të rrisë edhe më shumë ndihmën për Shqipërinë kur vendi ynë të marrë edhe me statusin e vendit kandidat.
“Jemi të angazhuar për ta ndihmuar Shqipërirë. Taksapaguesit europianë kanë ndihmuar me miliona euro që Shqëqipëri të përmbushë standartet e saj në rrugën për anëtarërim. 82 milion që po shkojnë për By Pass-in e Vlorës dhe Gjykatën e Tiranës. Me marrjen e statusit kandidat mbështetja jonë do të rritet më shumë. Siç ka thënë dhe komisioneri Fyle, ju keni prespektivë reale, por duke pasur parasysh 12 rekomadnimet, ne besojmë se do shohim rezultate konkrete që do të tërheqin investitorët. Ju jeni aktorë kyç, keni rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e ekonomisë, kjo është një nga kriteret për anëtarësimin e BE” shtoi Sequi.