E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shpërthim eksplozivi

Policia ne vendngjarje / Foto arkiv

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 7, në rrugën Drita, ku një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në anë të rrugës, duke dëmtuar vetëm trotuarin.

Vendi ku ishte vënë materiali eksploziv gjendet në afërsi të disa lokaleve dhe një banke, rreth 200 metër nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

Sasia e vogël e lëndës shpërthyese dhe vënia në një vend ku nuk ka shkaktuar dëme flet më shumë për një paralajmërim ose kërcënim. Policia po heton në vendngjarje. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›