E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Marrja e presidencës së KiE-së, ngjarje historike

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se marrja e presidencës së Këshillit të Europës për herët të parë nga Shqipëria është një ngjarje historike për vendin tonë.
 

Duke folur në Asamblenë Kombëtare të KiE-së që zhvillohet në Tiranë, Topalli se marrja e presidencës nga Shqipëria përkon edhe me përvjetorin jubilar të pavarësisë së vendit.
 

“Tre ditë më parë kur Shqipëria mori presidencën e KiE-së ishte një ditë e veçantë. Ishte një ditë historike dhe kjo për ne është një moment i veçantë që na bën krenar. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është edhe një përgjegjësi e madhe por edhe si një oportunitet për të çuar përpara shtyllat dhe vlerat e Këshillit të Europës si liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti ligor” shtoi Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›