E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zoti mbrojttë letrat nga politikanët e dështuar

"Nuk ishte e paqëllimtë vizita ime, sepse jam një libërdashës që në vitet e memorjes time deri sot dhe më mbetet të them që Zoti i mbrojttë letrat tona nga politikanët e dështuar. Por zoti e mbrojtë dhe politikën, dhe po e mbron, nga shkrimtarët e dështuar", tha Berisha.

Kryeministri shtoi se "nuk mendoj se meritojnë ndonjë nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin pastaj te letrat për të gjetur një strehë”. Sipas Kryeministrit, "letrat nuk janë një strehë, letrat janë eliksir i mendimit të shoqërisë dhe kombit". Ndaj, vijoi ai, "u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë”.

Ndryshe, Berisha shprehu admirimin më të thellë për botuesit shqiptarë, shkrimtarët, poetët, eseistët e këtij vendi, për botimet e shkëlqyera nga vendi dhe të huaja që paraqiten në këtë panair, të cilin e cilësoi si “ndër më të pasurit që është hapur ndonjëherë".

"Përshëndes organizatorët e panairit dhe shpreh kënaqësinë time të madhe për interesin e jashtëzakonshëm që lexuesit shqiptarë kanë treguar dhe tregojnë për librin", tha Berisha.  Kryeministri tha se "nuk ka tregues cilësor më të rëndësishëm për  një individ, për një shoqëri sesa raporti i saj me librin, raport që po njeh rritje të madhe" .

 "Sot në këtë panair gjen me mijëra tituj të kryeveprave të letrave botërore dhe shqiptare. Ky është një ogur i madh, i mbarë, për shqiptarët. Është një dëshmi e ngjitjes së tyre në rrafshin më të rëndësishëm, në rrafshin e pasurisë së tyre më të madhe, rrafshin kulturor apo më ndryshe në rrafshin e identittett të tyre kombëtar", tha Berisha.

Rama reagon në “Twitter”

Kryetari i PS-së, Edi Rama reagoi në rrjetin social “Twitter” pas deklaratës së kryeministrit Berisha në Panairin e Librit. “Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë”, shkruan Rama.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-11 15:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›