E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen grimca radioaktive në Çeki dhe Evropë

Grimca me nivel të ulët radioaktiviteti janë gjetur në Republikën Çeke dhe në Evropë bën të ditur Agjencia Nukleare e OKB-së.

Grimcat e jodit-131 nuk sjellin rrezik për shëndetin publik ka sqaruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Një grup pune po punon për të zbuluar se nga vijnë këto grimca por besohet se ato nuk kanë si burim impiantin e prekur të Fukushimës në Japoni.

IAEA beson se niveli i grimcave të jodit0131 nuk janë në nivelin që të përbëjë rrezik për shëndetin publik dhe nuk janë shkaktuar nga aksidenti në impiantin nuklear të Fukushumës, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Agjencia bën me dije se jodi-131 është përhapur në atmosferën mbi Çekinë në ditët fundit. E njëjta sasi është hasur edhe në hapësira të tjera në Evropë. Jodi-31 ka një jetëgjatësi deri në 8 ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›