Senati italian kalon masat, të shtunën pritet dorëheqja e Berluskonit
Senati i Italian ka miratuar paketën e masave për të tejkaluar krizën financiare. Paketa e masave pritet të marrë miratimin final nga dhoma e ulët e parlamentit këtë fundjavë duke i hapur kështu rrugën Silvio Berluskonit për dorëheqjen e zotuar.
Senati miratoi me 156 vota pro dhe 12 kundër paketën e masave ndërsa dhoma e ulët pritet të mblidhet në një seancë speciale këtë fundjavë.
Në votimit e ditës së martës në dhomën e ulët, Berluskoni humbi shumicën dhe ka premtuar se pas miratimit të masave do të japë dorëheqjen.
Nëse ligji miratohet të shtunën, Presidenti i Italisë Napolitano mund të presë dorëheqjen e Berluskonit që të shtunën në darkë.
Ndërkohë në Romë ka nisur punën një grup pune nga BE që do të monitorojë planet e Italisë për uljen e nivelit të borxhit, që aktualisht është 120% e GDP-së.