Kryeministri Integrimi europian i domosdoshem per Shqiperine dhe Kosoven
Kryeministri Berisha priti sot në takim, një delegacion të parlamentarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të kryesuar nga kryetari i tij, Arben Gashi.
Gashi e njohu Kryeministrin me punën e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë të veçantë të Komisionit të Ligjeve, për konsolidimin e legjislacionit në tërësi, reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore në veçanti.
“Qëllimi i kësaj vizite, - tha Gashi, - është zgjerimi i bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë dhe shkëmbimi i përvojës me homologët shqiptarë, përmes shtimit të kontakteve dhe takimeve të përbashkëta”.
Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, i përgëzoi për punën që Kuvendi i Kosovës bën për konsolidimin e kuadrit ligjor, në mbështetje të reformave dhe përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Veçanërisht, Kryeministri vlerësoi angazhimin e tyre në realizimin e dy reformave të rëndësishme në konsolidimin e vazhdueshëm të institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore.
Në këtë kontekst, Berisha vlerësoi maturinë që forcat politike në Kosovë kanë treguar e tregojnë, duke miratuar ligje dhe reforma të domosdoshme për përparimin e vendit dhe proceset integruese.
“Integrimi europian, - tha Kryeministri, - nuk është një proces i lehtë, por një proces i domosdoshëm për të ardhmen e të dy vendeve”.
Kryeministri Berisha, duke e vlerësuar gjithashtu të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes parlamenteve të të dy vendeve, theksoi se duhet të punohet në drejtim të unifikimit të praktikave ligjore, ligjeve dhe akteve të tjera që lehtësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.