E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të arrestuar për ‘pastrim’ të mbi 3 milionë dollarëve

Prokuroria e Përgjithshme, bëri me dije se pas një hetimi 1 vjeçar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka arritur të provojë se shtetasit Vait Tarja, Sokol Nasufi dhe Elton Beci kanë konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve nga vepra penale”, “Falsifikimit të dokumenteve“ dhe “Fshehjes së të ardhurave“ dhe  “Mospagim taksave”.

Me veprimet e tyre më datë 01.09.2010, ka bërë një shitje me vlerë të madhe subjektit VIP me emrin tregtar “ EUR-SPED-TANS-CROM” e cila ka vlerën  pa TVSH 2600.000 $, dhe me vlerën me TVSH 312000$. Nisur nga këto rrethana Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Elbasan caktimin e masës se sigurisë “Arrest në Burg “  per shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beci .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan  me vendimet e saj numër 598 dhe 597 datë 11.11.2011 , ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së rrethit  Elbasan. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit është ekzekutuar sot, më dt. 11.11.2011,  në bashkëpunim me Departamentin e Hetimeve, Sektori Kundër Pastrimit të Parave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beci ndodhen nën masën e Arrestit me Burg.

Gjithashtu  në lidhje me këtë procedim penal po hetohet  për të njëjtat vepra penale me masë sigurimi Arrest në Burg  dhe  shtetasi Vaid Tarja, i cili ndodhet i paraburgosur./Start/

                                                                                             2011-11-11 14:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›