Berisha: Zyrtaret, tani pa shofere
Zyrtaret e larte te shtetit, nuk do te kene me luksin e nje makine, e aq me pak te nje shoferi ne dispozicion. Ky i fundit ne shume raste ka sherbyer dhe si sekser. Qeveria ka vendosur te shkurtoje kete luks, jo pak por per 2/3 e zyrtareve ne vend. Kryeministri Sali Berisha, tha dje ne mbledhjen e qeverise se ne kuader te luftes kunder korrupsionit dhe per perjashtimin e mundesise per abuzime ne administraten shteterore, do te shkurtohen me 2/3 shpenzimet per transportin e zyrtareve te administrates shteterore. Shpenzime qe aktualisht i kushtojne shtetit 2 miliarde leke, qe shkojne vetem per transportin e zyrtareve te administrates shteterore ne te gjithe vendin. "Nga nje perllogaritje, cdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptare rreth 19 mije dollare ne vit dhe ka variacione, qe duhet te jene objekt kontrolli ne te gjitha institucionet. Taksapaguesit tane nuk mundet qe te paguajne per transportin e nje zyrtari 19 mije dollare qe perfshin shoferin, karburantin, mirembajtjen e automjetit etj", tha Berisha, duke premtuar se kesaj praktike i jepet fund, me nje ligj te posacem i cili do te votohet me celjen e Parlamentit te ri. Ne vend te luksit te makines edhe shoferit, kryeministri tha se per zyrtaret do te percaktohet nje bonos per transportin e tyre, i cili do te jete i ndryshem per cdo kategori, si per deputetet apo drejtoret etj. Kreu i qeverise tha se per kete ceshtje, ka biseduar dhe me anetaret e koalicionit te ardhshem dhe ata kane shprehur mirekuptim te plote per kete nisme. E perkthyer ndryshe, nje projektligj qe ka votat e mjaftueshme per t'u votuar ne Kuvend. "Ne duhet t'i japim fund kesaj situate te trasheguar, por edhe te toleruar. Nuk mundet kurre qe shpatullat e taksapaguesve me modeste ne Evrope, te mbajne me tutje nje harac te tille. Duke theksuar kete, qeveria eshte po keshtu e vendosur te njohe bonusin e transportit per zyrtaret, vetem se nuk mund te mos e them dhe shqiptaret duhet ta dine, se ky shpenzim transporti eshte 3 here me i madh sesa i qeverise suedeze, Parlamentit me te fuqishem te Evropes", theksoi Berisha. Sipas kreut te qeverise, me nje nisme te tille, hiqet mundesia e abuzimit me te ligjshmen dhe zyrtaret, do te "zhvishen" nga disa privilegje te pamerituara por edhe te demshme. "I siguroj shqiptaret se kater vitet qe vijne, ne do te qemtojme e do te adaptojme ne vend cdo standard, qe ul ne shkallen me maksimale shkallen e korrupsionit. Nuk them se udhetimi yne drejt 20 vendeve te para do te kete shpejtesine qe ne duam, por ky udhetim do te jete i pandalshem. Ndaj, zoti minister i Financave, mbledhjen e ardhshme ligji duhet te vije ne qeveri",-tha prere kryeministri Sali Berisha.
Badigardet
"Duke vendosur standardin austriak, pasi Austria eshte nje nga vendet me korrupsionin me te ulet ne bote, ne kaluam nga qeveri e badigard-eve, ne qeveri civile. Duke respektuar plotesisht badigard-et per detyren e nderuar qe bejne, por nuk jane per qeverisje", tha Berisha.
Badigardet
"Duke vendosur standardin austriak, pasi Austria eshte nje nga vendet me korrupsionin me te ulet ne bote, ne kaluam nga qeveri e badigard-eve, ne qeveri civile. Duke respektuar plotesisht badigard-et per detyren e nderuar qe bejne, por nuk jane per qeverisje", tha Berisha.