E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per kryetar te PS, 4 kandidate

Me afrimin e dates se Kongresit te Jashtezakonshem, pervec shtimit te "luftes" brenda partise per postin e kryetarit, shtohen dhe kandidaturat e reja. Pas shpalljes se rikandidimit nga Edi Rama dhe ambicies se Arben Malaj, dy anetare te tjere socialiste, Shkelqim Meta dhe Nikoll Hoti, i shtohen listes se garuesve per liderin e selise roze. Meta eshte nje personazh i njohur tashme ne kandidimet per postin e kryetarit, pasi ka garuar edhe ne vitin 1999 perballe ish-liderit historik Fatos Nano dhe ne vitin 2007 perballe Edi Rame, ku i ka humbur te dyja betejat. "Ne Kongresin e Jashtezakonshem te Partise Socialiste me 29 gusht, do te depozitoj edhe une kandidaturen per kreun e partise me te madhe te opozites", shprehu dje ambicien e tij politike, Shkelqim Meta. Per kandidimin, ai thote se eshte me fat qe ndodhet tek socialistet qe prej themelimit te saj, duke i dhene keshtu avantazh, ne njohjen mire te kesaj force politike. "Kam kandiduar edhe ne 1999, perballe Nanos. Ne vitin 2007 kam kandiduar perballe Rames, do te rikandidoj tani serish me 29 gusht. Pikepamja eshte, qe Partia Socialiste eshte nje familje e madhe qe ka vend per te gjithe", ben te ditur kandidati me i ri per postin e kryetarit, Meta. Por, duke folur per procesin zgjedhor, ai ngre dyshimet per manipulimin e zgjedhjeve, sic edhe vleresoi procesin zgjedhor te vitit 2007. Megjithese ka dyshimet e veta per procesin, anetari socialist shprehe besimin ne suksesin e zgjedhjeve per kryetarin, duke e vleresuar si shume te rendesishem per te ardhmen politike te partise. Midis te tjerash, ai ka komentuar dhe rikandidimin e Edi Rames dhe kandidimin e Arben Malaj. "Per mua nuk perbejne nje shqetesim keto dy kandidate, sepse Rama tani eshte humbes dhe moralisht nuk duhet te kandidoje. Megjithate eshte e drejta e tij. Nese rikandidon nuk eshte ndonje cudi, sepse ai nuk ka ndermend ta respektoje statutin", komenton Shkelqim Meta. Ndersa per Arben Malaj, ai thote se ka pershtypjen qe nuk ecen dot vete. Keshtu qe, sic edhe vlereson, nuk perben ndonje shqetesim per te. Mesa duket zgjedhjet per kryetarin e Partise Socialiste ka ngjallur edhe ambicien e socialisteve te thjeshte, sic eshte dhe Nikoll Hoti, i cili eshte bere anetar i kesaj strukture ne 18 janar te ketij viti dhe kerkon gjithashtu te kandidoje per postin e kryetarit te partise. "Une jam i vendosur te kandidoj per postin e kryetarit, kam bere nje platformes prej 16 pikash, ku pika e pare eshte bashkimi i te majtes shqiptare", deklaroi Hoti. Deri me tani ne gare per postin e kryetarit, jane shpallur Edi Rama, Arben Malaj, si dhe dy kandidatet e tjere Shkelqim Meta dhe Nikoll Hoti.

KONGRESI

Kongresi i Jashtezakonshem do te mblidhet me 29 gusht, ku ne rendin e dites do te jete miratimi i rezolutes per mosnjohjen e zgjedhjeve, te miratuara nga Asambleja e Partise Socialiste dhe percaktimi i dates se zgjedhjeve brenda partise per kryetarin.

PLATFORMA

Beteja per postin e kryetarit, tashme eshte shnderruar edhe ne beteje platformash per t'i paraqitur ne Kongres. Pothuajse te gjithe kandidatet, perfshire edhe deputetin Ben Blushin, do te kerkojne perkrahjen e pikave te platformave te paraqitura prej tyre.

Edi Rama, kryetar aktual i PS

Kandidati me i perfolur dhe qe ka mundesite per te marre besimin e anetareve te Partise Socialiste, eshte Edi Rama. I zgjedhur ne vitin 2007, pas nje beteje te ashper me liderin historik Fatos Nano, Rama kerkon serish kete vit rimesimin e postit te liderit. Megjithese humbi zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit, ku edhe anetare te partise e cilesuan si pergjegjes dhe qe nuk duhet te rikandidoje, Rama ka shprehur hapur vendimin e tij per kete proces.

Arben Malaj, ish-minister socialist

Me fillimin e sesionit te ri parlamentar do te gezoje mandatin e katert si deputet i Partise Socialiste. Arben Malaj, i cili eshte njekohesisht anetar i kryesise se selise roze dhe eksponent i kahershem i kesaj partie, ka shfaqur se fundmi ambicien e tij politike per te ardhur ne krye te partise. Por, krahas kritikave per kryetarin aktual dhe duke e fajesuar per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, do te paraqese nje platforme per ta miratuar ne Kongres.

Shkelqim Meta, kandidati i "abonuar"

Shkelqim Meta, i njohur ndryshe si kandidati i "abonuar" ne Partine Socialiste, per kreun e kesaj partie. Prej vitit 1999 deri me vitin 2009, ne te gjitha garat ne zgjedhjet qe jane bere per liderin socialist, Meta nuk ka munguar asnjehere dhe gjithmone ka shfaqur ambicien e tij per te qene nje lider. Edhe kete vit, ai shprehe optimizmin e tij per fitoren e gares, duke nenvleftesuar kandidatet potencial si Edi Rama dhe Arben Malaj.

Nikoll Hoti, "surpriza" e kandidimit

Kush ka besuar deri me pare se ne Partine Socialiste nuk mbizoteronte mendimi i lire dhe demokracia, ne kete pike duhet te mendohet serish. Keshtu pra, anetari socialist prej fillimvitit 2009, tashme ka shprehur haptazi ambicien per postin e kryetarit te Partise Socialiste. Nikoll Hoti, pervecse optimizmit per fitoren, ka pergatitur edhe nje platforme te tijen qe perbehet nga 16 pika dhe se do te kerkoje mbeshtetjen e anetareve te Kongresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›