E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, kembengules per kreun e PS

Anetari i Partise Socialiste qe prej themelimit, Shkelqim Meta, prej vitesh eshte protagonist ne zgjedhjet qe jane zhvilluar per kryetarin e socialisteve. Qe ne vitin 1999, ai do te shfaqte ambicien e tij politike, ku per here te pare do te rikandidonte per postin e liderit socialist. Perballe tij ishte lideri historik i Partise Socialiste, Fatos Nano, qe ia bente teper te veshtire "endrren" per kryetar. Me kalimin e viteve, deshira dhe ambicia e shumedeshiruar nuk do te zbehej, por me afrimin e zgjedhjeve te tjera per liderin e socialisteve, Meta do te shfaqej serish. Por, kete radhe do te perballej edhe me pengesa te tjera. Ne vitin 2003, krahas deshires dhe angazhimit per t'u bere pjesemarres i gares per kryetarin e selise roze, do te ishin faktore te tjere perballe te cileve do te ndalej kandidatura e tij e pazyrtarizuar. Per shkak te disa problemeve te ndodhura ne Kongresin e atehershem, Shkelqim Meta, nuk do te mund te pajisej me formularin per kandidim. Me pas, ne vitin 2007, serish ne zgjedhjet e Partise Socialiste, ai do te shfaqej per pretendimin e tij te kahershem per postin e liderit te socialisteve. Se fundmi, ne zgjedhjet qe do te zhvillohen kete muaj, serish do te paraqitet si nje nga kandidatet per postin me te rendesishem ne PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›