E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Pasuria e sindikatave, tani pronar eshte shteti

Hidhen ne treg, pronat e ish-Bashkimeve Profesionale, paraardheses se sindikatave dhe konfederatave sindikaliste. Qeveria, sipas modelit "thacerian", vendosi dje qe te "vere dore" mbi pronat e ish-sindikatave, per t'i rikonstruktuar dhe rregulluar resortet qe jane ne pjesen me te madhe, ne zona turistike dhe me pas t'i shese aksionet. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Sali Berisha, tha se te gjitha pronat e ish-Bashkimeve Profesionale, te cilat jane percjelle tek sindikatat, qe jane resortet turistike me te mirat qe ka vendi dhe nuk jane ne pronesi te askujt pervecse shtetit, te shnderrohen ne shoqeri aksionare, ku shteti eshte pronar. Nje proces i tille, do te realizohet nepermjet nje projektligji te posacem qe u diskutua ne mbledhjen e djeshme dhe ka per synim te shfuqizoje ligjin aktual per "Rregullimin e pasojave qe kane rrjedhur nga zbatimi i dekretit mbi pasurite e sindikatave". Nje nisme e tille sipas kreut te qeverise, ndermerret qe te mos lejohet abuzimi me keto prona dhe te sigurohet rikonstruksioni i plote i ketyre ndertimeve. Por ajo cka synon qeveria me kete vendim, eshte qe jo vetem te rindertoje keto resorte qe jane ne zona turistike, por edhe t'i shese ato. "Qe ne momentin qe ato do te rindertohen, shteti eshte i gatshem t'i shese aksionet dhe te vazhdojne te tjeret. Perndryshe, nese nuk do te jete shteti i pranishem, do te vazhdoje 'bixhozi' me keto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjate gjithe kesaj kohe", u shprehe kryeministri Berisha. Sipas tij nje nderhyrje e tille ligjore eshte e domosdoshme dhe madje eshte vleresuar edhe nga eksponente te rendesishem te sindikatave. Kryeministri shpjegoi se ne kohen kur ishte President i vendit, dekretoi ligjin per sindikatat, ne menyre qe t'i jepte pavaresi ekonomike sindikatave, kalimin ne pronesi te tyre te te gjitha pronave te ish Bashkimeve Profesionale. Por sipas tij, ky dekret nuk u miratua ne Parlament dhe bashke me vendimin e Kushtetueses se vitit 1998, ato jane pasuri e askujt. "Eshte e domosdoshme qe te gjitha keto resorte turistike, te cilat nuk jane ne pronesi te askujt sot, pasi eshte vetem shteti pronar i tyre, te merren e te shnderrohen ne shoqeri aksionare, ku shteti do te jete pronar. Po e bejme kete, ne menyre qe te qendrojme garant te rikonstruksionit te tyre te plote dhe menjehere shteti, do t'i shese aksionet e tij", theksoi kryeministri. Sipas Berishes, nese nuk do te "vihet dore" mbi keto prona dhe shteti te mos jete i pranishem, atehere do te vazhdoje 'bixhozi' me keto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjate gjithe kesaj kohe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›