Ulqini: S'jam kunder Edi Rames, qendrimi im, analize
Zyrtari i Partise Socialiste, Musa Ulqini, duke shpjeguar dje pozicionin e tij ndaj kryetarit Rama, ka sqaruar se qendrimi i tij eshte nje thjesht nje analize. "Nuk jam ne thelb kunder Rames, por qendrimi im, pavaresisht se kerkojne ta kanalizojne si pro apo kunder, eshte nje analize. Une kam diskutuar per here te pare se perse nuk fituam ne zgjedhjet e fundit, ne Asamble, por nuk ka arsye se pse te mos i themi gjerat ne strukturat tona edhe publikisht", sqaron Ulqini. Ai thote se historikisht i ka dhene mbeshtetje maksimale socialisteve te kryeqytetit dhe me Edi Ramen, ka nje histori njohjeje 10-vjecare. Por, njekohesisht thekson se PS nuk i fitoi keto zgjedhje, sepse per here te pare pati nje personalizim te tejskajshem te kryetarit te Partise Socialiste. "Thelbin e saj e shprehte edhe logoja, ku thoshte tek kenga e fushates, se une do ta fitoj kete gare dhe jo ne", thote deputeti socialist. Njekohesisht ai thote se socialistet bene ate qe s'duhet te benin, fragmentizuan opoziten. Se treti, Ulqini vlereson se kriteret e perzgjedhjes se kandidateve ishin arsyet thelbesore qe demtuan procesin. Sipas tij, qytetaret nuk paten mundesine qe te analizojne listen e kandidateve per deputete te PS, pasi emrat u perzgjodhen ne sekondat e fundit, procedure e njellojte me te Partise Demokratike.