Arrestohen vellezerit plagosen me arme

Dy vellezer u arrestuan nga policia e komisariatit nr.6 ne kryeqytet pasi tentuan te vrasin me arme zjarri nje bashkefshatarin e tyre pas nje grindjeje per motive banale te shtunen ne mesnate. Luan Beshku 34 vjec Mithat Beshku 38 vjec te dy banues ne Fushe Mezez u ndaluan nga policia pasi tentuan te vrisnin me arme zjarri pistolete Durim Muratajn 27 vjec gjithashtu nga Mezezi.
Ky i fundit mori plage te lehte dhe sipas burimeve te policise nuk ka rrezik per jeten. Pas ngjarjes policia ndaloi dy vellezerit e dyshuar me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim. Nderkaq gjate kontrollit te kryer ne banesen e Mithat Beshkut blute gjeten dhe bllokuan ne cilesine e proves materiale nje pushke mod 56 me 15 fisheke nje granate si dhe 6 cope ndezesa granate.