E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ pr/akt për fletët e “gabuara” në Tiranë

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, tha se ky projekt-akt është hartuar në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga KZAZ-të e Tiranës, lidhur me mënyrën se si do të vlerësohen votat e gjetura në kutitë e gabuara.

"Këto kërkesa kanë ardhur nga shumë KZAZ dhe duhet të marrin një zgjidhje nga KQZ, i cili në këtë rast funksionon edhe si KZAZ, për të përcaktuar mënyrën se si ata do të përmbyllin numërimin me të gjitha kutitë e votimit", u shpreh Ristani. Projekt-akti parashikon që KQZ të vlerësojë këto fletë votimi dhe të vendosë se për cilin prej kandidatëve  apo subjekteve për bashkinë e Tiranës duhet të llogariten këto fletë votimi.

"Ky proces mund të bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave për njësitë bashkiake në kryeqytet, në mënyrë që të evidentohen të gjitha fletët e votimit, të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar", thuhet projekt-akt. Nëse Komisioni Qendror do të miratojë këtë projekt-akt, atëherë rezultati përfundimtar për Bashkinë e Tiranës do të shtyhej edhe për disa ditë të tjera gjer sa të lexoheshin votat. Socialistët në KQZ e kundërshtuar aktin e përpiluar nga ekspertët ligjor të KQZ-së.

 "Kjo është një çështje që tashmë është përfunduar në Tiranë dhe çdo tentativë për të ngatërruar procedura të tjera ekstra-ligjore në këtë moment tregon  për një pozicionim të njëanshëm të KQZ-së. KQZ është i autorizuar nga ligji për të shpallur kandidatin fitues dhe çdo devijim i kësaj praktike në këtë moment do të ishte shumë i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm për procesin zgjedhor", tha përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-17 14:23
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›