Rama Nuk do te lejohet permbysja e rezultatit ne tavoline

Edi Rama kryetar i Partise Socialiste ka deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhor ka detyrim te nxjerre rezultatin mbi bazen e procesverbaleve dhe se nuk mund te imponoje rezultat ne tavoline. Rama ne nje deklarate per shtyp mbi veprimet e fundit te KQZ-se eshte shprehur se nje veprim i tille cenon stabilitetin e vendit.
Disponojme te 485 procesverbalet te cdo vote te numeruar. KQZ ka detyrimin ligjor qe thjeshte te shpalle rezultatin mbeshtetur tek keto procesverbale. Kjo qe po ndodh sot kalon cakun e arsyes dhe kercenon kufirin e fundit te qytetareve. Po tentohet te permbyset rezultati ne Tirane me nje vendim qe cenon stabilitetin e vendit tha Rama.
Kreu i PS ka nenvizuar se nuk ka force qe vjedh forcerisht rezultatin ne Tirane dhe i kerkoi Berishes qe te mos i imponoje KQZ-se shkelje te ligjit. Apeli im per Saliun eshte te ndalet ketu qe te mos nxjerre nga kontrolli procesin. Shqiperia sot ka nevoje per ekuiliber per qetesi dhe shqiptareve politika u detyrohet pune dhe vizion per te ardhmen tha Rama. Lideri i opozites ka shtuar se nese nje gje e tille do te ndodh do te kerkohet reagimi i qytetareve.