Pranga nuses së tmerrshme për padi të rreme ndaj vjehrrit për ngacmim seksual
Pak ditë më parë, Lindita Çala ia arriti qëllimit të saj. Vjehrri i saj, Margariti, u prangos për abuzim seksual me të.
Ngjarja tronditi opinionin publik në Topojë të Fierit.
Por tani Lindita ka përfunduar vetë në prangat e policisë për padi të rreme ndaj vjehrrit, kurse Margariti ka fituar lirinë.
Nëna e dy fëmijëve nuk shkonte mirë me vjehrrin e saj dhe ka vendosur që të ngrejë një kurth.
35 vjeçarja i është ulur në prehër Margaritit dhe ka bërë një foto. Kaq ka mjaftuar që policia të prangosë 60 vjeçarin.
Por siç raporton GSH nuk është rasti i parë kur Lindita bën të tilla padi.
Një vit më parë ajo paditi një bashkëfshatar, duke thënë se sa herë kalonte në rrugë, ai i tundte një kartmonedhë 5 mijë lekëshe në dorë.
Policia e ka shoqëruar bashkëfshatarin, por gjithçka ka rezultuar një gënjeshtër./ep