Berisha apel prokurorisë: Hetoni njëlloj zyrtarët e lartë
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot organit të akuzës, prokurorisë të hetojë me paanshmëri cdo cështje që ngrihet mbi secilin zyrtar të lartë.
Duke shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë, e fundit per kete vit, Berisha kërkoi që organi i akuzës të mos lërë pas dore dosjet e hetimit që kanë mbi tryeza dhe të nisin menjëherë hetimin e tyre.
“Janë mbi 400 dosje të opozitës të dorëzuara aty, shpreh vlerësimin tim më të madh për to, dhe i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë cdo cështje që ngrihet për secilin zyrtar. Do ishte e papranueshme njëanësia politike e prokurorisë”, u shpreh Berisha.
Kryeministri nënvizoi në vecanti sot në mbledhjen e qeverisë dhe nevojën për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë, duke thënë se heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë nuk është bërë për shkak të mospranimit të opozitës, e cila sipas tij “kërkon të fshihet pas imunitetit”.
“Ne duhet ta sanksionojmë në një deklaratë të firmosur nga të gjithë anëtarët e mazhorancës si në shembullin e Bundestagut, ku ata nuk e njohin imunitetin sa i përket korrupsionit dhe krimit”, tha kryeministri Berisha.
Kreu i qeverise ka folur edhe për një sërë çështjesh të tjera që do të jenë prioritare gjatë vitit të ardhshëm, duke përmendur këtu rritjen e nivelit të kualifikimit për personelin e administratës shtetërore, reforma të mëdha në fushën e drejtësisë, etj.
“Duhet rritur edhe më tej kualifikimi i punonjësve të administratës shtetërore”, theksoi kryeministri. Ai foli më tej edhe për arritjen e barazisë gjinore, duke nënvizuar se do të vendoset që kryefamiljar do të jenë edhe gratë, e ndihma do t’iu drejtohet atyre. Kryeministri tha se viti 2011 do të jetë viti i projekteve të mëdha për vendin.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha apel prokurorisë: Hetoni njëlloj zyrtarët e lartë