E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ish-drejtori i bankës vjedh 1.3 mln euro e i humb në kazino

FIER- Arrestohet ish-drejtori i një filiali banke në Fier. Ish-drejtori Gjergji Xhaho, akuzohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën 1.3 milionë euro nga viti 2005-2010. Sipas policisë, 41-vjecari e ka përvetësuar shumën nëpërmjet transaksioneve të paligjshme dhe këto para i ka lënë në kazino. Gjergji Xhaho ka mbajtur postin e drejtorit të një filiali banke në qytetin e Fierit për 2 vjet dhe aktualisht punonte si supervizor. Ndaj 41-vjecarit u caktua masa e sigurisë arrest me burg. Arrestimi i Xhahos, banues ne Fier, u bë nga sektori kunder krimeve financiare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›