Berisha apel Rames Hiq dore nga taksa progresive pergjysmon vendet e punes
Kryeministri Berisha ka sulmuar nga Vora edhe kreun e opozitës përsa i përket taksës progresive, ndërsa i bëri apel Ramës që të heqë dorë nga kjo taksë pasi ajo përgjysmon vendet e punës.
“Shqipëria ka kryer uljen më të madhe të taksave. Ne vendosëm metodat më moderne. Alternativa jonë është Vora e zhvilluar, ndërsa Rama ka alternativë tjetër, taksën progresive. Taksë progresive do të thotë përgjysmim të vendeve të punës. Kjo është politika që rrënoi Shqipërinë. I them Edi Ramës hiq dorë nga dashuria për dajën se ky vend nuk do të pranojë kurrë”- deklaroi kryeministri gjatë përurimit të një fabrike mielli paraditen e sotme në Vorë
“Këtu punojnë më shumë se 100 persona, gjysma e te cilëve do të ishin të papunë nëse në fuqi do të ishte taksa progresive. Por qeveria nuk ka në shënjester të pasurit, pasi ajo nuk synon të rrënojë Shqipërinë”- tha kryeministri.
Kryeministri sheh që paketa e parë e reformave i ka dhënë efektet, e ai shprehet se qeveria nuk do të ndalet, me të lehte do t’ia bëjë punën biznesit
“Klima e favorshme për biznesin, tarifa regjistrimi, shumë shpejt nga celulari, edhe pagesat në dogana”- vijoi Berisha.
Kryeministri garantoi se do të bëjë gjithçka që bizneset të njohin histori suksesi.
Për ta argumentuar këtë shembull merr investimet e huaja, të cilat sipas tij falë reformave katër vitet e fundit kanë qenë mbi një milliard dollarë kur në tetë vite më parë vendi përthithi vetëm 38 milionë.
Rama në twitter: Berisha udhëheq rrënimin e vazhdueshëm
Pas një shkëputje një ditore kryesocialisti Edi Rama i është rikthyer turit të tij në veri të vendit dhe një kohësisht edhe sulmeve ndaj mazhorancës. “Të qeverisësh një vend me 1 milion të papunë dhe ta mohosh duke klithur ‘Përpara!’, do të thotë të udhëheqësh rrënimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Rama në Tëitter.
Nga Kopliku ku zhvilloi një takim me elektoratin e tij, Rama deklaroi se të paguash më pak taksa si Kryeministër sesa një mësues, do të thotë të rrënosh shtresën e mesme.
Në fund Kryesocialisti i është përgjigjur edhe akuzave të Shefit të Qeverisë Berisha mbi taksimin progresiv. Rama shkruan në Tëitter se të thuash se taksimi i ndershëm është komunizëm ndërsa taksa e sheshtë është kapitalizëm, do të thotë ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunën e pushtetit.