Mediu takime ne Malin e zi per punimet ne shtratin e Bunes
Menaxhimi i ujërave në basenin e lumit Buna dhe shmangia e përmbytjeve dhe dëmtimet bujësore. Kanë qenë këto tema e bisedimeve të ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu me homologun e tij gjatë vizitës në Malin e Zi, Peter Ivanoviç. Nga të dy palët tashmë është duke u punuar ne shtratin e lumit Buna, duke konkretizuar në masa konkrete një volum të mirë të projekteve të nënshkruara per parandalimin e permbytjeve. Takimet kanë vijuar edhe me ministrin italian të Mjedisit, Corado Clini. Ministri Mediu i kërkoi homologut italian mbështetje kryesisht në projektet e përbashkëta ndërkufitare rajonale, të cilat do të shërbejnë për një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor në të gjithe rajonin. Ministri italian Clini shprehu edhe nje here gatishmerine e qeverise italiane për të mbështetur vendin tonë në projekte rajonale dhe ndërkufitare që do të fokusohen në fushën e mjedisit.