Berisha apel grave: Merrni vetë frenat e jetës
Në ditën ndërkombëtare të tyre të tyre kryeministri i ka ftuar gratë të marrin vetë frenat e jetës së tyre dhe të mos presin gjithmonë nga burrat. Në takimin festiv me temë “Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi” shefi i qeveirsë ka apeluar gratë që të punojnë dhe ti kërkojnë vetë të drejtat e tyre në çdo drejtim të jetës familjare, shoqërore dhe publike.
"Unë ju bëj thirrje ju mos e prisni dhuratë rrëzimin e tij nga djemtë, bashkëshortët apo meshkujt ë tjerë të familjes suaj. Në radhë të parë ju, duhet të vendosni të angazhoheni në një betejë të madhe, në një beteje historike, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave tuaja. Është ky mur, që gjeneron dhunë ndaj jush, është ky mur, që gjeneron diskriminim ndaj jush, është ky mur, që mban shoqërinë tonë të pa barabartë" theksoi Berisha.
Nga ana tjetër kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli tha se gratë duhen inkurajuar për të ardhmen pasi bashkë me burrat ndërtojnë të ardhmen e një kombi.
Në takimin festiv të organizuar me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas ishin të pranishëm me qindra gra të angazhuara në të gjithë sektorët e jetës shoqërore e publike në vend.