E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 8 Marsit, Bregu: Në administratë 62 përqind janë gra

Administrata shtetërore drejtohet nga gratë. Duke folur për angazhimin e gruas në jetën publike ministrja e integrimit Majlinda Bregu tha se aktualisht 62 përqind e administratës shtetërore drejtohet ose përbëhet nga gratë.

Gjatë një takimi të organizuaur nga Dhoma Amerikane eTregtisë me gra drejtuese të biznesit zonja Bregu tha se nuk duhet të fokusohet te numri i grave në vendimarrje por tek cilësia që ato japin në postet drejtuese.

Drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë i dorëzoi ministres Bregu axhendën e biznesit për katër vitet e ardhshme ku parashtrohen prioritetet e biznesit. Zbatimi i kësaj axhende tha zonja Floreta Luli do të përshpejtonte hapat integruese të vendit tonë
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›