E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha apel per fushate te qeteTe ballafaqojme alternativat jo forcen

Kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ishte sot ne Lushnje ku prezantoi kandidatin per kryetar bashkie te Lushnjes Albert Sanxhaku dhe per kryetar te bashkise Divjake Irakli Goreja. Berisha pasi beri nje rezyme te investimeve ne rrethin e Lushnjes ku tha se eshte investuar 14 here me shume sesa eshte investuar ne tete vitet e qeverisjes socialiste jane ndertuar 210 kilometra rruge jane ndertuar dhe rindertuar ne kete rreth 27 shkolla jane investuar 13 milione euro ne ujesjellesin dhe kanalizimet e Lushnjes jane ndertuar 33 ujesjelles ne fshatrat e saj dhe 20 milione euro jane investuar ne sistemin energjetik te Lushnjes.

Berisha tha se maxhoranca ia doli te realizoi premtimet si edhe te ruaj nje zhvillim te qendrueshem ekonomik. Shqiperia eshte nga me te paktat vende qe ne kulmin e krizes ekonomike-financiare europiane e boterore papunesia jo vetem qe nuk u rrit por u ul. Rrogat jo vetem qe nuk u ulen por u rriten tha kreu i qeverise.

Kryeministri ka theksuar se kjo fushate duhet te shnderrohet ne ballafaqim projektesh dhe alternativash dhe te shmangen konfliktet dhe tensioni mes paleve. Jam ketu per tu bere thirrje te gjithe mbeshtetesve dhe simpatizanteve te koalicionit Aleanca per Qytetarin qe ne kete fushate te mbajne parasysh te kene per yll polar moralin qytetar dhe te shmangin cdo tension cdo perplasje. Sikunder u bej thirrje te gjithe shqiptareve le te zhvillojme ne fushaten me te qyteteruar fushaten e vlerave te verteta eshte shprehur Berisha. Ai kerkoi qe edhe opozita te beje te njejten gje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›