E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takohet me delegacionin e KiE

Kryeministri Berisha ka pritur ne nje takim delegacionin e vezhguesve zgjedhore te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes. Kryeministri duke e konsideruar shume te rendesishem rolin e angazhimin e vezhguesve nderkombetare ne zgjedhje shprehu kenaqesine qe fteses se qeverise shqiptare i jane pergjigjur nje numer i madh vezhguesish si kontribut per rritjen e transparences ne zgjedhje.

Kryeministri theksoi se nuk ekzistojne arsye per tensionimin e fushates dhe shprehu bindjen per nje fushate te qete duke nenvizuar se ndryshe nga fushata me retorike politike e Partise Socialiste dhe liderit te saj Rama Partia Demokratike po zhvillon nje fushate pozitive te fokusuar tek interesat e qytetarit dhe komunitetit. Ne takim u diskutua edhe per mbulimin mediatik te fushates masat qe KQZ-ja po merr per parandalimin e votimit familjar si dhe ceshtje te tjera te procesit zgjedhor.

Kryetarja e ketij delegacioni Hana Richtermocova tha se misioni i tyre kishte per qellim njohjen hap pas hapi me situaten parazgjedhore dhe pergatitjet per procesin zgjedhor si dhe vezhgimin e zhvillimit te zgjedhjeve. Ajo shprehu gatishmerine e Keshillit te Europes per te kontribuar sa me shume per transparencen e zgjedhjeve dhe forcimin demokracise ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›