E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji nis të premten shqyrtimet për ankimimet e partive

Kolegji zgjedhor në Gjykatën e Apelit pritet të nisë në datën 15 prill ankimimet e partive për zgjedhjet vendore të 8 majit. Në datën 15 prill kolegji zgjedhor i përbërë nga gjyqtarët Dhurata Haveri, Tom Ndreca, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Meriban Mullai, Shasenka Jonuzi, Petraq Dhimitri, Marie Qirjazi, do të nisin shqyrtimin e ankimieve të subjekteve politike në datën 15 prill në orën 9.30 me ankesën e Partisë Socialdemokrate e cila ka paditur KQZ për vendimin e marrë prej saj NR.258 dhe si relatore do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi. Do të vazhdojnë ankimimet në këtë datë edhe me atë të partise LZHK, dhe koalicionit “aleanca për qytetarin”. Ndërsa në datën 16 prill në orën 9.30 kolegji zgjedhor do të nis shqyrtimin e ankimimit të subjektit politik Partia Socialiste , që ka lidhje me modelin e fletës së votimit. Partia Socialiste paraqiti ankimim pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të miratojë modelin e fletës së votimit sipas të cilës në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e Partisë Socialiste, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson. PS e kundërshtoi këtë vendim, por shumica në KQZ deklaroi se çdo gjë ishte bërë brenda ligjit. Nisja e prodhimit të fletëve të votimit ka lidhje me vendimin që do të japë kolegji, çka do të thotë se fletët nuk mund të prodhohen pa u marrë më parë një vendim. Relatore e kësja çështje do të jetë gjyqtarja Entela Prifti. Ndërkohë që po në këtë ditë në orën 11 kolegji zgjedhor do të shqyrtoj ankesen e PS ndaj KQZ për vendimin nr 279 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për këshillin bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2011. Ndërkohë për këtë vendim në datën 15 do shqyrtohet nga ky kolegj ankimimi i bërë nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe relator do të jetë gjyqtarja Meriban Mullai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›