E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patriarku serb ndez emocionet antishqiptare

Në Evropën moderne nuk ka popull që vuan më shumë se populli serb në Kosovë, ka deklaruar patriarku serb Irinej për portalin rus informativ Pravoslavle, duke vlerësuar se në Kosovë sundon kaosi i vërtetë.
Realiteti është i tillë se njerëzit jetojnë me frikë të vazhdueshme, kurse shumësish të drejtën që të mbesin në tokën e vet e kanë paguar me jetë në kohën kur atje ndodhet fuqitë evropiane, me qëllim të stabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe për të ruajtur popullsinë e atjeshme, është shprehur Irinej në këtë portal, të cilin e transmeton KiM radio.
Atëherë ranë më shumë viktima se në periudhat e mëhershme para ardhjes së forcave paqësore. Kjo është tragjedi, është shprehur kreu i Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas fjalëve të patriarkut Irinej, një numër i madh njerëzish dëshirojnë të kthehen në Kosovë, por kjo nuk mund të bëhet për shkak të jostabilitetit dhe pamundësisë për jetë normale.
Ndoshta do të vijnë kohë më të mira e më të sigurta dhe atëherë shumë njerëz do të kthehen, citohet të ketë thënë Irinej, duke ndezur kështu antishqiptarizmin që të kujton kohët e Millosheviçit./KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›