E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, apel qytetarëve: Merrni kartat e identitetit

“Një provë për respektimin e votës së lirë”

“Zgjedhjet, me standarde evropiane”

* * * *

Kryeministri Sali Berisha kërkon kontributin e shqiptarëve për arritjen e standardeve evropiane të zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes pajisjes me kartat e identitetit. Gjatë ceremonisë së përurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në liqenin e Ohrit, Berisha u bëri thirrje qytetarëve në mbarë vendin për të marrë letërnjoftimet e reja me qëllim që zgjedhjet e ardhshme tё jenё mё tё mirat e mё tё lirat nё historinё e kёtij vendi, tё jenё zgjedhje tё standardeve evropiane. Kryeministri vuri në dukje se zgjedhjet e afërta janë njё provё e shkëlqyer e detyrimit të qeverisë ndaj votёs sё lirё. “Kjo ёshtё njё provё, nё tё cilёn ne duhet tё faktojmё vendosmёrinё e njёri-tjetrit pёr tё respektuar votёn e lirё. Por, - shtoi Berisha, - kjo ёshtё njё provё qё ne duhet t’u faktojmё qytetarëve tё 28 vendeve anёtare tё NATO-s, qytetarëve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё, tё cilёt, nё mirёbesim tё plotё, nё vlerёsim pёr reformat tona, firmosёn mbi marrëveshjen me Shqipёrinё, pranuan Shqipёrinё anёtare tё NATO-s, pranuan kёrkesёn pёr statusin e kandidatit. Qeveria ёshtё e vendosur tё vazhdojё tё investojё pёr tё pёrmbushur interesat tuaja. Ne jemi dhe do tё mbetemi qeveria e interesave tё qytetarёve. Interesat tuaja janё rrugё tё asfaltuara dhe unё ju garantoj se nё kёto zona dhe nё mbarё Shqipёrinё nuk do tё mbetet metёr rruge e paasfaltuar. Interesat tuaja janё ujё tё pijshëm dhe unё ju siguroj se gjatё mandatit tё dytё çdo shtёpi nё Shqipёri, do tё ketё ujё brenda saj. Interesat tuaja janё kanalizimet, shkolla moderne pёr fёmijёt tuaj. Ne jemi tё vendosur qё çdo fshat tё kёtij vendi ta shndёrrojmё nё njё lagje tё vogёl qyteti, nё mёnyrё qё ju tё pёrmbushni detyrimet ndaj familjeve tuaja dhe tё keni edhe lehtësirat e nevojshme infrastrukturore qё ju i meritoni”, - theksoi Kryeministri Berisha. Gjatë përurimit të impiantit për trajtimin e ujërave tё ndotura nё liqenin e Ohrit, kreu i ekzekutivit e konsideroi këtë investim si tepër të rëndësishëm për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit. “Qeveria është e vendosur të vazhdojë të investojë për të përmbushur interesat. Qeveria ёshtё e vendosur tё vazhdojё tё investojё pёr tё pёrmbushur interesat tuaja. Ne jemi dhe do tё mbetemi qeveria e interesave tё qytetarëve. Interesat tuaja janё rrugё tё asfaltuara dhe unё ju garantoj se nё kёto zona dhe nё mbarё Shqipёrinё nuk do tё mbetet metёr rruge e paasfaltuar. Interesat tuaja janё ujё tё pijshёm dhe unё ju siguroj se gjatё mandatit tё dytё çdo shtёpi, nё Shqipёri, do tё ketё ujё brenda saj. Interesat tuaja janё kanalizimet, shkolla moderne pёr fёmijёt tuaj”, - deklaroi z. Berisha. “Ne, - vijoi ai, - jemi tё vendosur qё çdo fshat tё kёtij vendi ta shndёrrojmё nё njё lagje tё vogёl qyteti, nё mёnyrё qё ju tё përmbushni detyrimet ndaj familjeve tuaja dhe tё keni edhe lehtësirat e nevojshme infrastrukturore qё ju i meritoni.

Nё 4 vjet, ne kemi operuar, pikërisht mbi kёto interesa. Kemi dyfishuar pagat e ulёta, pensionet e fermerёve, pagat e arsimtarёve, tё infermierёve, tё mjekёve. Ky ёshtё njё standard evropian dhe me kёtё ia kemi dalё tё lёmё mbrapa dy vende anёtare tё BE-sё, tё barazohemi me dy-tre tё tjera dhe ju garantoj se nё mandatin e dytё, do tё arrijmё edhe dy-tre vende tё tjera, shumё herё mё tё zhvilluara se ne”, - theksoi Kryeministri Berisha.

Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Bernard Borchard. Ai vuri në dukje se Pogradeci bёn pjesё nё zonat e rёndёsishme tё bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Shqipёrisё, duke nёnvizuar se arsyeja e kёtij statusi ёshtё se kёtu, bashkëpunimi funksionon shumё mirё dhe suksesi gjeneron sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›