Konflikti i pronësisë, vritet me çifte 39-vjeçari nga Shijaku
Debatet për një ndërtim pranë lokalit “Drenica”, pronë e autorit të dyshuar të krimit, Gani Kapiti
* * * *
Qyteti bregdetar i Durrësit tronditet sërish nga krimi, kësaj radhe për shkak të konflikteve të pronësisë. Mesditën e djeshme, një sherr banal për pronën ka shkaktuar një tjetër viktimë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 të ditës së djeshme, kur debatet mes dy personave për pronën dhe ndërtimin e saponisur pranë një hoteli në lagjen 13 në plazh, kanë degjeneruar në krisma armësh. Sipas burimeve zyrtare policore, ka qenë shtetasi Gani Kapiti, pronari i një hoteli me emrin “Drenica” në plazh, i cili pas sherreve dhe debateve ka qëlluar me çifte 39-vjeçarin Agron Bodulli, duke e plagosur rëndë atë, i cili edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë. Për disa orë, 39-vjeçari ka qëndruar në vdekje klinike. Sipas hetimeve të para, mësohet se shtetasi nga Shijaku, Agron Bodulli, sapo kishte nisur një ndërtim ngjitur me hotelin e Gani Kapitit, ndërkohë që ky i fundit pretendonte se po i dëmtohej objekti nga mjetet e rënda. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e shumta policore, të cilat nuk kanë mundur ta kapin autorin e vrasjes, pasi ky i fundit pas krimit u largua menjëherë dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Sipas policisë, nga hetimet e para rezulton se viktima Bodulli dhe autori i krimit, Kapiti, kishin nisur prej disa ditësh një debat për motive pronësie, i cili dje në mesditë është kthyer në krim. Sipas policisë, prona pretendohej nga të dyja familjet, çka ka sjellë edhe konfliktin që dje degjeneroi në përdorimin e armëve. Hetimet kanë filluar nga policia për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Policia e Durrësit e ka shpallur shtetasin Gani Kapiti person në kërkim, ndërkohë që ka rrethuar zonën bregdetare dhe është vënë në ndjekje të tij. Kapiti është pronar i hotelit “Drenica” në plazh. Prona mbetet motivi i vetëm i disa krimeve të ndryshme të ndodhura në Durrës dhe sidomos kjo në zonat bregdetare.