PD-PS, listat zyrtare për 12 qarqet
Jo pa pak surpriza ka rezultuar edhe lista e kandidatëve për deputetë të miratuara dje vonë në mbrëmje prej kryesisë së Partisë Socialiste, pas disa mbledhjesh radhazi.
Në shkelje edhe të ligjit zgjedhor, selia rozë ka preferuar të mbajë sekret kandidatët e saj, jo vetëm për opinionin publik, por edhe për vetë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka pritur më kot deri sot pas mesnate që kjo forcë politike të bënte dorëzimin formal të listës me emrat e kandidatëve të saj për deputetë.
Me gjithë përpjekjet për të mos rrjedhur asnjë lloj informacioni, gazeta ka mundur të sigurojë listat zyrtare për shumicën e qarqeve të vendit, të cilat për zgjedhjet e ardhshme do të jenë të barabarta me zonat elektorale.
Kështu, "gërshëra" reformuese e politikës së re e kryetarit socialist, Edi Rama, ka shkuar më thellë sesa pritej në drejtim të grupit aktual parlamentar të Partisë Socialiste.
Pothuajse gjysma e këtij grupi ka mbetur jashtë listave, ose më të paktën janë renditur në vendet e fundit të tyre, çka u jep pak ose aspak shanse për t'u zgjedhur deputetë. Përjashtimi më i bujshëm, por jo më i paprituri, është ai i ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili nuk është bërë pjesë e asnjë liste të asnjë qarku.
Por, ndërsa mospërfshirja e Nanos ishte paralajmëruar, një vendim i papritur ka qenë ai i mospërfshirjes në këto lista i ish-Kryeministrit dhe nënkryetarit aktual të Kuvendit, Ylli Bufi. Ka qenë me shans ish-Kryeministri tjetër socialist, Bashkim Fino, i cili në momentet e fundit ka mundur të sigurojë një vend në listën e Qarkut të Fierit.
Ndërkohë që lista e deputetëve aktualë që nuk do të kandidojnë për t'u rikonfirmuar në legjislativin e ardhshëm është e gjatë dhe fillon me deputetin Besnik Dervishi, Stefan Çipa, Flamur Hoxha, Rapush Tola, Elmaz Sherifi, Pilo Kerri apo Rajmonda Stefa.
Kjo listë mund të konsiderohet edhe më e gjatë, po të përfshinim në të dhe disa deputetë të tjerë si Ndriçim Hysa dhe Musa Ulqini, apo edhe Albert Çacit, të cilët në emër të fitores së të majtës, kanë pranuar të vendosin emrin në listat e kandidatëve, duke e ditur se nuk do të fitojnë një vend për në Kuvendin e ardhshëm, pasi i pari është renditur i 14 në Elbasan dhe dyti i 22 në Tiranë.
Por, për të arritur në këtë përfundim, kreu socialist duket se nuk e ka patur të lehtë, pasi në shumë raste nuk ka munguar edhe reagimi jo pozitiv kundrejt këtyre vendimeve. Mësohet se dita e djeshme ka qenë tepër e ngarkuar për lidershipin socialist, të cilit i është dashur të marrë një sërë vendimesh të vështira.
Nga burime pranë selisë rozë konfirmohet se negociatat u shoqëruan me pakënaqësi të shumta nga deputetët që s'e kanë gjetur veten në listat e reja.
Reagimi më i hapur ndaj një vendimi të tillë ka qenë ai i anëtares së kryesisë së kësaj force, Eva Allushi, e cila pasi ka mësuar se nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeredaktores së gazetës partiake, "Zëri i Popullit".
Nga ana tjetër, ekipi socialist që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është pasuruar me një sërë emrash të rinj, kryesisht të shquar, si teknicienë në fushat për të cilat edhe kanë studiuar si, Rudina Seseri, Shega Ligori, Ilir Bejtja, Eduart Ekonomi, Ilir Beqja, etj.
Surprizën më të madhe e ka përbërë përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, e cila do të kryesojë listën e gjatë të Tiranës. Lista e plotë zyrtare e kësaj force pritet të bëhet publike sot nga kryetari socialist, Edi Rama.
Skadon afati, PS nuk dorëzon listat
Rreth 30 minuta pas mesnate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur zyrtarisht dyert. Kryetari i tij i ka dhënë leje protokollit që të largohet dhe më pas ka lënë edhe vetë zyrën.
Burime nga Partia Socialiste pohuan se depozitimi i listave zyrtare me 140 kandidatët për deputetë do të bëhet vetëm paraditen e sotme. Ndërkohë, burimet zyrtare të KQZ-së pohuan se sipas Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste rrezikon pjesëmarrjen në zgjedhje.
Sipas tyre, Kodi parashikon se nëse nuk regjistrohet lista e kandidatëve 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve, atëherë bëhet çregjistrimi i partisë.
Por, duke pasur parasysh rastin specifik, burimet zyrtare të KQZ-së pohuan se kjo do të vendoset gjatë ditës së sotme. "Kjo çështje tashmë i takon vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sot do të zhvillohet një mbledhje për të vendosur se çfarë do të bëhet",- thanë burimet zyrtare të KQZ-së. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme kanë depozituar listat e tyre në KQZ 35 forca politike, nga 45 në total që u regjistruan gati dy javë më parë.
Lista e PS-së (Për Qarkun Tiranë, Fier dhe Durrës janë dhënë vetëm listat fituese)
Qarku Berat (8 deputetë)
1. Erion Braçe
2. Fidel Ylli
3. Ermonela Sela
4. Marko Bello
5. Eduart Bejko
6. Selman Hodaj
7. Anila Agalliu
8. Valbona Zylyftari
Qarku Dibër (6 deputetë)
1. Sadri Abazi
2. Qemal Minxhozi
3. Ylli Manjani
Qarku Durrës (13 deputetë)
1. Blendi Klosi
2. Rudina Seseri
3. Azir Gashi
4. Gazmir Bizhga
5. Klodiana Spahiu
6. Eduart Ekonomi
Qarku Elbasan (14 deputetë)
1. Valentina Leskaj
2. Ilir Bejtja
3. Taulant Balla
4. Shega Ligori
5. Damian Gjiknuri
6. Arben Konomi
7. Skender Hasa
8. Agim Leka
9. Kastriot Belshi
10. Fatbardha Gjini
11. Bukurosh Maçi
12. Astrit Halili
13. Luljeta Dollani
14. Ndriçim Hysa
Qarku Fier (16 deputetë)
1. Gramoz Ruçi
2. Ermelinda Meksi
3. Dritan Agolli
4. Arben Çuko
5. Bashkim Fino
6. Piro Lutaj
Qarku Gjirokastër (5 deputetë)
1. Arta Dade
2. Vangjel Tavo
3. Ethem Ruka
Qarku Korçë (12 deputetë)
1. Ben Blushi
2. Mimi Kodheli
3. Alfred Dalipi
4. Pandeli Majko
5. Arben Ahmetaj
6. Olta Xhaçka
7. Irena Kallço
8. Ilir Xhakolli
9. Tatjana Selenica
10. Arben Roko
11. Bashkim Azisllari
Qarku Kukës (4 deputetë)
1. Asllan Dogjani
2. Fatmir Hoxha
3. Rexhep Ukperaj
Qarku Lezhë (7 deputetë)
1. Gjovalin Kadeli
2. Albert Cakoni
Qarku Shkodër (11 deputetë)
1. Ilir Beqja
2. Tom Doshi
3. Astrit Beci
4. Ndue Kola
5. Teuta Zaja
6. Elidon Belaj
7. Arta Malaj
8. Edip shiroka
Qarku Tiranë (32 deputetë)
1. Vasilika Hysi
2. Besnik Bare
3. Fatmir Xhafaj
4. Sajmir Tahiri
5. Kastriot Islami
6. Andis Harasani
7. Ditmir Bushati
8. Xhemal Qefalia
9. Namik Dokle
10. Eglantina Gjermeni
11. Dashamir Peza
12. Eduart Shalsi
13. Ledi Shamku
16. Auron Tare
22. Musa Ulqini
Qarku Vlorë (12 deputetë)
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi
Kosta Barjaka
Merita Shehu
Gezim Tushe
Raimonda Gjoni
Edmond Leka
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Kreu i qeverisë ka prezantuar dje për mediat 140 emrat. Lista vetëm është lexuar në kryesi, pa u lënë të diskutohet
Lista e PD-së
Përjashtohen mbështetësit e Topit
Përjashtohen deputetët, Preç Zogaj, Alksandër Biberaj, Pal Dajçi dhe Sali Shehu. Në rrezik Leskaj, Babasi dhe Gjergji
Partia Demokratike, në limitet e fundit kohore ka bërë prezente dje për mediat listën e 140 kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ka sjellë jo pak surpriza, kryesisht për një sërë figurash të njohura si mbështetës të kreut të shtetit, Bamir Topi.
Pas një mbledhjeje thuajse formale kryesie, ku thjesht është lexuar lista e përgatitur nga kryesia e ngushtë, por nuk është lënë të diskutohet, kreu i qeverisë e ka bërë atë të njohur për opinionin publik.
Të përjashtuarit
Publikimi dje në mbrëmje i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike nga Kryeministri Sali Berisha, ka rezultuar fatal për mbështetësit e Presidentit të Republikës Bamir Topi brenda kësaj force.
Pothuajse asnjëri prej grupit të deputetëve aktualë, të njohur ndryshe edhe si "pakica bllokuese" brenda grupit parlamentar demokrat, nuk ka mundur që ta gjejë veten në vendet fituese të këtyre listave.
Përjashtim bënë vetëm deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, i cili ka mundur të renditet në 5 vendet e para të listës së Qarkut të Elbasanit, një vend i zonës së sigurt. Të gjithë përfaqësuesit e tjerë të këtij grupimi brenda PD-së, kanë patur një fat të keq, pasi duket se kreu i qeverisë nuk ka harruar të hakmerret për veprimet që ata bënë, kryesisht gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese një vit më parë, ku nuk nguruan të votojnë kundër vullnetit të partisë.
Kështu, ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj, është renditur vetëm i shtati në listën e Qarkut të Vlorës, një vend ky që ka shumë pak shanse për t'u shpallur fitues. Gjithashtu, në të njëjtën situatë paraqitet edhe deputeti tjetër demokrat, Sami Gjergji, i cili e ka parë veten dje i nënti në listën e Qarkut të Durrësit, ku ai edhe sot është deputet.
Po ashtu, edhe deputeti tjetër, Ndriçim Babasi, i cili është renditur i nënti po në Qarkun e Durrësit. Por këta duket se kanë qenë më fatlumët, pasi ka edhe nga ato figura që kanë qenë deputetë për disa legjislatura radhazi dhe që s'janë bërë fare pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.
Bëhet fjalë për deputetin e disa legjislaturave, Pal Dajçi, i cili është përjashtuar nga e drejta për të garuar në zgjedhjet e ardhshme nën siglën e Partisë Demokratike. Të njëjtin fat kanë patur edhe deputetët Sali Shehu dhe Aleksandër Biberaj. Surprizë ka bërë dhe përjashtimi i kryetarit aktual të Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Preç Zogaj, i cili e ka gjetur veten jashtë listës së PD-së.
Prurjet
Por, ndërsa ka përjashtuar emra me vlera dhe kontribute të vazhdueshme politike, jo vetëm në PD, por edhe në gjithë spektrin politik, kreu i qeverisë ka preferuar të kompletojë listat e veta me emra të panjohur për opinionin publik.
Nga 140 emrat e publikuar bien në sy përfshirja në lista e shumicës së këshilltarëve të vetë Kryeministrit, si dhe pothuajse të gjithë zëvendësministrat e kabinetit qeveritar, por që s'kanë patur asnjë kontribut në jetën politike të Partisë Demokratike.
Pjesë e listave të demokratëve janë bërë edhe njerëz të artit dhe të sportit. Kështu, PD-ja, ashtu si edhe PS-ja, që do të kandidojë aktoren Luiza Xhuvani, do të ketë si deputete në Parlamentin e ardhshëm aktoren tjetër, Rajmonda Bulku.
Gjithashtu, PD-ja ka përfshirë në listë, në një vend thuajse të sigurt, ish-futbollistin e Flamurtarit të Vlorës, Kreshnik Çipin, si dhe deputetin e Tiranës, Indrit Fortuzi.
Drejt një vendimi të tillë duket se është edhe deputeti tjetër demokrat, Aleksandër Biberaj
Zogaj kalon me partinë e Ngjelës
Publikimi i listave të kandidatëve për deputetë, kryesisht nga forcat e mëdha politike, kanë krijuar jo pak pakënaqësi mes një sërë emrash të njohur, të cilët ose nuk e kanë gjetur fare emrin në to, ose janë renditur në vendet e tyre të fundit dhe jo të sigurta për t'u shpallur fitues.
Njëri prej tyre ka qenë edhe deputeti i disa legjislaturave, Preç Zogaj, i cili duket se ka rënë pre e pazareve mes vetë brenda kupolës blu, duke mos u kandiduar më për Partinë Demokratike.
Për këtë arsye ai ka vendosur që të kërkojë votat e demokratëve të Lezhës, por jo si përfaqësues i Partisë Demokratike, por si përfaqësues i partisë më të re politike, që drejtohet prej avokatit Spartak Ngjela.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Zogaj, dje, për "Shekulli"-n, ku dhe ka bërë të ditur mënyrën sesi u përjashtua nga lista e kandidatëve të PD-së për Qarkun e Lezhës.
Ai ka sqaruar se i është kërkuar që të heqë dorë nga kandidimi në Qarkun e Lezhës dhe të kandidojë po për PD-në në Qarkun e Shkodrës, në një nga vendet jo të sigurta të saj. Por, siç thekson edhe vetë Zogaj, nuk ka qenë vendi në listë që ka detyruar të mos pranojë këtë ofertë, por vetë fakti që kanë kërkuar ta largojnë nga një zonë si Lezha që, së pari, është vendlindja e tij dhe, së dyti, është zona ku ka punuar si deputet për një kohë të gjatë.
"Unë jam nga Lezha dhe kam qenë gjithmonë deputet për popullin, pra jo vetëm për t'i folur atij, por edhe për ta dëgjuar. Kam kontribuar gjithmonë në këtë zonë dhe qytetarët më njohin mirë. Prandaj unë s'mund të ikja në një zonë tjetër, qoftë edhe në Shkodër.
Nuk kam patur arsye, sepse nuk i kam askujt borxh në politikë, prandaj unë kam vendosur të kandidoj për partinë e mikut tim, Spartak Ngjela, po në Lezhë", - tha Zogaj. Ndërkohë, drejt një zgjidhjeje të tillë duket se është edhe deputeti tjetër demokrat, Aleksandër Biberaj, i cili vetëm sot pritet të bëj publik vendimin e tij.
Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike në 12 qarqe
Qarku Tiranë
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gert Bogdani
Genti Strazimiri
Florion Mima
Myqerem Tafaj
Ilir Rusmalji
Tritan Shehu
Viktor Guni
Arben Imami
Lajla Pernaska
Vath Tabaku
Jorida Tabaku
Edit Harxhi
Altin Ndroqi
Kastriot Sulko
Galip Ramadhi
Taulant Bino
Ermal Dobi
Gjergji Bojaxhi
Indrit Fortuzi
Arben Qirjako
Ferdinant Shehu
Jera Kruja
Arta Sakja
Migena Reçi
Gerti Struja
Ylber Vata
Lezhë
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Gjok Vuksani
Gjovalin Prenga
Marvina Pasho
Vlora
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
Kosta Barka
Lauret Bejkosala
Bujar Leskaj
Glori Husi
Ditmir Xhuveli
Elsa Gjini
Lorena Imeri
Gjirokastra
Genc Ruli
Spiro Ksera
Arben Xhuni
Teuta Kalemi
Pëllumb Kecani
Berat
Genc Pollo
Mehmet Xheka
Lefter Maliqi
Thoma Ovici
Bujar Hoxha
Miranda Haxhia
Dhori Kule
Dibër
Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Vehbi Hoxha
Selami Xhepa
Mirjana Bulku
Idriz Xhumara
Kukës
Flamur Noka
Besnik Duzha
Fatos Hoxha
Evelina Koldashi
Durrës
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduard Halimi
Igli Cara
Ndricim Babasi
Sami Gjergji
Liljana Kola
Eglantina Bekteshi
Dardan Domi
Besa Qeseja
Fier
Qarku Fier
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alebeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
Eno Bozdo
Blerim Koreshi
Ramadan Krasniqi
Ferdinand Murati
Daut Sulaj
Vasilika Hysi
Majlinda Veria
Stavri Ristani
Nevila Bani
Suzana Lumani
Korçë:
Ridvan Bode
Gerti Papa
Lejdina Kaljolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadiu
Ismail Hoxha
Elfrida Zefi
Jonela Spaho
Eduard Hysi
Alfred Gega
Niko Dudo
Zimet Sharolli
Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjoni
Rahim Tola
Dashnor Sula
Luciano Boci
Zybi Hida
Aurel Bylykbashi
Behexhet Uruci
Mimoza Hasekiu
Blerina Çopja
Erind Bakalli
Valdete Kongoli
Qamil Hika
Shkodra
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gezim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
Gjovalin Curri
Ramiz Çobaj
Shpresa Tepelia
Fatbardh Spahia