E Shtunë, 31 Tetor 2026

UFO në Norvegji, test i dështuar rakete

Me të parë këtë dritë misterioze në qiell, norvegjezët ishin të bindur që ishte ndonjë ufo, por deliri zgjati shumë pak, sepse u zbulua se bëhej fjalë për një test të dështuar të raketës ruse “Bulava”. Drita verbuese në formën e një rrethi të bardhë dhe në pjesën e brendshme me ngjyrë blu, ofroi një spektakël nq qytetin Tromso që zgjati një minutë. Misteri mori përmasa të jashtëzakonshme filluan spekullimet, por siç dihet çudia më e madhe, zgjat pak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›