E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate e fyerje në Komisionin e Ekonomisë, Kodheli-Shehut: Ke ardhur në Tiranë me pantallona shajaku

kodheliMbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe fyerje mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Në diskutim kanë qenë ndryshimet për lojërat e fatit, kur deputetët socialistë kanë pyetur përfaqësuesin e Ministrisë së Financave sa është evazioni fiskal për lojërat e fatit. Mungesa e përgjigjeve të këtij të fundit ka sjellë acarimin e debatit, që më pas ka kaluar edhe në fyerje.

Debati

Mimi Kodheli: A dini të më thoni sa është evazioni fiskal në këtë biznes, se mua me rezulton që është mbresëlënës?

Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: Rritja e të ardhurave tatimore tregon rënie të evazionit fiskal.

Braçe- Sherefedin Shehut: Kur Kodheli pyet sa është norma e evazionit fiskal, ai duhet të përgjigjet.

Shehu: Po të përgjigjet.

Braçe- përfaqësuesit të ministrisë: Skam nevojë fare, mos mu përgjigj mua. Boll mu zgërdhive, je tamam takëmi i tyre.

Shehu- Kodhelit: Vjen me thashethemet e PS-së dhe na i sjell në tavolinë.

Kodheli- Shehut: Ik e merru me thashethemet e PD-së, merrem unë me ty. Ti ke ardhur në Tiranë me pantallona shajaku.

Shehu- Kodhelit: Ti ke zbritë nga maja e malit.

Pas këtij debati, mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ndryshimet në ligj për lojërat e fatit. /b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›