TemA TV/ Mazhoranca miraton si anëtar të KLD-së këshilltarin e Topallit (VIDEO)
Komisioni i Ligjeve ka miratuar gjatë ditës së sotme vetëm me votat e mazhorancës, anëtarin e ri të KLD-së, Lulëzim Lelçaj.
Miratimi i tashmë ish-këshilltarit të Jozefina Topallit ka shkaktuar debate të shumta, duke qenë se deputetët socialistë kanë thënë që ai është qartazi një kandidaturë politike.
Por, Rusmali i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Leiçaj ka punuar si jurist në Kuvend, pa u përfshirë në politikë.
Lulëzim Lelçaj zë vendin e një tjetër këshilltareje të Topallit në KLD, atë të Lefteri Lleshit, e cila tashmë drejton KQZ-në./b.l