Berisha befason norvegjezët

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 11:10
Valon Berisha ka qenë befasi e këndshme e vitit 2010. 17 vjeçari ka debutuar me ekipin e parë të Viking, duke treguar paraqitje të mira.
Talentin kosovar e ka lavdëruar trajneri i Viking, Age Hareide, i cili mendon se mesfushori kosovar ka potencial të madh dhe mund të bëhet lojtar i famshëm.
“Valoni ka demonstruar se i ka të gjitha ato që nevojiten për të luajtur në kampionatin norvegjez. Ai mund ta zëvendësojë një lojtar si Martin Fillo. Berisha ka një potencial enorm. Është i fortë fizikisht dhe me këtë mund të arrijë shumë. Thjesht jam i befasuar me aftësitë e tij me topin. Ne vetëm duhet ta mësojmë që të punojë në sistemin taktik”, deklaroi Hareide për ueb faqen norvegjeze aftenposten.no.