Votimi elektronik, qytetet ku do behet
Votimi elektronik, permes nje projekti pilot mund te perfshije disa nga qytetet kryesore te vendit. Burimet zyrtare brenda Komisionit Qendror te Zgjedhjeve bejne me dije se qytetet kryesore ku mund te aplikohet ky projekt qe ne zgjedhjet vendore te 8 majit do te jene Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korca, Fieri dhe Elbasani. Po keto burime saktesojne se nje projekt i tille mund te realizohet vetem nis Parlamenti shqiptar, me konsensus miraton ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe fut ne nje nen te vecante dhe kete dispozite qe do te mundesonte per here te pare votimin elektronik dhe ne Shqiperi, tashme qe interneti eshte bere masiv por dhe per vete faktin se eshte nje proces lehtesisht i manovrueshem dhe i pa manipulueshem. I pari qe ka hedhur idene e nje votimi te tille elektronik ka qene kryeministri Berisha, teksa ka nenvizuar faktin se do ta realizonte nese do te kishte konsensusin e opozites. Nderkohe kryeministri moldav, vendi i te cilit e ka aplikuar votimin elektronik eshte shprehur se do te jepte tere asistencen e duhur por dhe pajisjet e duhura qe ky proces te realizohej, nese palet binin dakord dhe ndryshonin ligjin zgjedhor. Por dhe opozita nuk eshte shprehur kunder votimit elektronik, teksa ka nenvizuar se ishte dakord, por kishte probleme te tjera perpara se te arrihej ne nje perfundim te tille, duke nenkuptuar berjen para te transparences se 28 qershorit te vitit 2009. Por dakord me votimin elektronik ka rene dhe vete kreu i KQZ, Arben Ristani, i cili kohe me pare eshte shprehur se nese politika vendos ta fiksoje ne Kod, atehere ai do te krijoje tere infrastrukturen e nevojshme qe ne zgjedhjet me te para te aplikoje projektin pilot te votimit elektronik. Nderkohe qe vendet nordike, baltike si dhe nje sere vendesh te tjera evropiane e aplikojne nje votim te tille, deri dhe permes telefonise se levizshme, celular. Nderkohe qe KQZ nis sot procesin aq te debatuar te djegies se fleteve te votimit dhe arkivimit te materialeve zgjedhore. 50 punonjesit e perzgjedhur tashme te Administrates se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nisin sot ne mengjes ne magazinat e KQZ-se ne Farke, pastrimin e kutive te votimit, per t'i bere gati ato per zgjedhjet e pushtetit lokal qe do te zhvillohen ne 8 maj 2011. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani e cilesoi kete proces ligjor si rutine te komisionit qe ai drejton. "Procesi i pastrimit te kutive te zgjedhjeve te kaluara, eshte nje proces i bazuar dhe i rregulluar me ligj qe nga viti 2001 e deri me sot. Eshte nje proces rutine i KQZ-se, qe per fat te keq pati jehone te madhe politike",-tha Ristani. Ai sqaroi se ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor, grupet e punes qe jane ngritur tashme do te nisin nga puna me procesin e pastrimit te kutive te votimit. "Ata do te nisin sot hapjen e kutive te votimit dhe seleksionimin e materialeve te cilat do te shkojne ne Arkivin e Shtetit dhe qe do te futen neper dosje e do behen gati. Pjesa tjeter do te digjet", informoi Ristani. Nje proces i tille, nuk do te zgjase pak, por gati dy muaj. Sipas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, puna qe do te nise sot, parashikohet te perfundoje teresisht me 5 mars. Sipas kreut te KQZ-se procesi do te nise sot qe ne oret e para te paradites ne magazinat e KQZ ne Farke dhe parashikon seleksionimin e materialeve zgjedhore, arkivimin e dokumentacionit zgjedhor ne Arkivin Qendror te Shtetit ose ne zyrat e KQZ ne rastet kur ligji e parashikon nje procedure te tille dhe me pas me asgjesimin e fleteve te votimit. Ky vendim i KQZ-se, u kundershtua nga dy anetare te ketij komisioni, te cilet bojkotuan edhe mbledhjen e marrjes se vendimit. Nderkohe qe ambasadori i OSBE-se, ne vendin tone Eugen Uallfarth, e cilesoi vendimin e KQZ si transparent, ndersa shprehu rezerva mbi bojkotimin e votimit nga dy anetare te ketij institucioni.