E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha bën bilancin: 2011-a, vit i shkëlqyer

Berisha tha se 2011-a është vit i suksesit të madh ne te gjitha fushat, ku u evidentua ëndrra e shqiptarëve "Shqipëria vend i zhvilluar". Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit  u testuan si zgjedhjet e para konkurruese dhe transparente, se këto zgjedhje garantuan që vota e qytetarit është e sigurte.

“Opozita  bëri përpjekje absurde për te ndryshuar rezultatet ku mazhoranca mori fitore. Ligji dhe vetëm ligji i dha drejtësi”, tha Berisha.

Ngjarje e errët për këtë vit është se Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat për në BE, por kjo ndodhi “sepse PS-ja e bllokoi këtë proces me votën e saj ndonëse për hartimin e ligjeve  u  shpenzuan financime te mëdha nga ndërkombëtarët e qeveria”.

Ndërsa lidhur me 21 janarin, Berisha cilësoi se “policia e shtetit këtë vit dëshmoi  shkallen më të lartë të profesionalizmit, ajo përballoi me kushte e standarde qindra protesta. Policia e Shqipërisë është kthyer në një partner te besueshëm të partnereve ndërkombëtarë”.

Lidhur me ekonominë e vendit, Berisha tha se “ky është një vit i madh ku eksportet u dyfishuan dhe u rriten 3 herë krahasuar me vitin 2006. Te ardhurat dhe shpenzimit kanë pasur realizimin me të përpiktë në një kohe krize. Ndërkohë qe është universal mendimi i FMN-se, qe reformat mbrojtën zhvillimin ekonomik te vendit. Ne Shqipëri viti mbyllet me një borxh nen 60% dhe siç do te shprehej FMN, është borxhi me nivelin me të ulët se çdo vend tjetër".

Ndërsa për sa i përket turizmit  Berisha tha se ai ishte një sektor tjetër qe shënoi rekord suksesi. “Ne vitin 2011, mbi 4 milionë qytetare te huaj apo shqiptare ne emigracion erdhën si turiste e vizitore ne vendin tonë. Ndërkohë që u hap një kapitull i ri për zhvillimin e turizmit malor nga maja e Çajupit ne Valbonë”.
Zhvillim të madh këtë vit ka njohur edhe infrastruktura. “Janë në përfundim 1400 km rrugë, autostrada, superstrada, rrugë dytësore, tretësore. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur punë më intensive në infrastrukturën rrugore se në këtë vit”.

“Censusi u zhvillua i plotë dhe në liri të plotë. Që nga krijimi si shtet, 99 vjet më parë, Shqipëria ka sot fotografinë më të bukur të gjendjes së saj kombëtare dhe materiale. Për herë të parë shqiptarët u regjistruan me teknologjinë më të avancuar të kohës. Rezultatet e para janë historikë dhe faktuan se ky vend po ecën më shpejtësi drejt zhvillimit, faktuan se shqiptarët në këto 10 vite ja kanë dalë të ndërtojnë shtëpi për veten e tyre më shumë se të gjitha kombet e tjera në 20 vite të marra së bashku”, shtoi Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha, “sistemi arsimor ne Shqipëri ka shënuar një reformim te plotë në të gjitha ciklet e tij nga parashkollore e deri ne universitetet. Sot numri i studenteve ka arritur shifrën e te gjithë nxënësve që numëroheshin ne 2005 ne te gjitha ciklet. Arsimi është duke ndjekur ritmet e reformave bashkëkohore dhe standardet e mësimdhënies”. /Start/

                                                                                             2011-12-28 17:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›