Speciale/ 2011-a, viti i Pranverës Arabe

Më pas protestat u shpërhapën në shtetin më të madh dhe me të rëndësishëm të rajonit, në Egjipt – duke përmbysur një regjim që dukej se i kishte ngulur mirë rrënjët. Efekti ishte me ndikim të gjerë. Ajri ishte i mbushur me biseda lirie. Protestat e rrugës shpërthyen gjithandej duke sfiduar sundimin e autokratëve dhe mbretërve, të cilët ndiqnin me vëmendje dhe me frikë çdo lëvizje. Secili prej tyre kishte vetëm një pyetje ne mendje: “Kur është radha ime?”.
Tunizia (Popullsia 10 432 500 banorë, sipërfaqja 163 610 km2 )
Vetëdjegia dhe më pas vdekja e shitësit tunizian të perimeve, Mohamed Bouazizi, shkaktoi një kryengritje mbarëpopullore në Tunizi, kryengritje e cila u përhap me shpejtësi në Egjipt, Bahrejn dhe pothuajse në të gjitha 22 shtetet arabe. Vetësakrifikimi i 26-vjeçarit si pasojë e frustrimit dhe poshtërimit bëri bujë tek miliona arabë, të cilët e identifikonin veten me këtë histori në një mënyrë apo një tjetër. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë: “MJAFT! Kjo status quo është e patolerueshme”. Kosi nuk mbante më ujë. Vendi vuante nga plagë të mëdha si papunësia, korrupsioni, rritje e çmimit të ushqimeve, mungesa e lirisë së fjalës, mungesa e lirisë politike dhe kushte tepër të vështira jetese. Vetë Bouazizit i ishin refuzuar disa kërkesa për punë dhe një vend i caktuar në ushtri. Ai përfundoi duke shitur perime me një karrocë, por as këtu nuk e lanë rehat. Me 17 dhjetor policia bëri një veprim për të cilin me shumë mundësi do të jetë penduar më pas: i konfiskoi karrocën të riut. Bouazizi nuk kishte 10 dinarë për të paguar gjobën dhe policia e goditi, pështyu dhe i fyeu familjen. Kur i keqtrajtuari u përpoq të bënte një ankesë zyrtare, zyrtarët lokalë as që denjuan ta pritnin. I dëshpëruar për vdekje, dhe pas asnjë fijeshprese për të ardhmen, Bouazizi i vuri flakën vetes jashtë zyrave lokale. Pak ditë më vonë, me 4 janar i riu ndërroi jetë në spital. Bouazizit as që i shkonte në mendje, por vetësakrimi i tij hapi një faqe të re në historinë e botës arabe, dhe Lindjes së Mesme. Akti i të riut solli shpërthimin e protestave në vend. Trazirat dhe mosbindja civile, e shoqëruar me shumë viktima si pasojë e përleshjeve me policinë, solli edhe largimin e Zine El Abidine Ben Alisë nga posti i Presidentit. Zine El Abidine Ben Ali (3 shtator 1936) mbajti postin e Presidentit të Tunizisë nga 7 nëntori i vitit 1987 deri me 14 janar 2011, kur u detyrua të kërkonte strehim në Arabinë Saudite.
Egjipti (Popullsia: 81 015 88 banorë, Sipërfaqja: 1 002 450 km2)
Për vite të tëra, Hosni Mubarak, kishte drejtuar me dorë të hekurt Egjptin duke vendosur stabilitet në vend. Shumë analistë mendonin se si pasojë e sklerozës politike, egjiptianët nuk ishin më të aftë të bënin ndryshime të mëdha. Mbase kishin të drejtë, Mubarak drejtonte pa shqetësimin me të vogël vendin me të madh arab që prej vitit të largët 1981. Më e shumta, njerëzit mendonin se nëse do mund të bëhej një përmbysje, ajo do të realizohej vetëm pas largimit të Mubarakut dhe jo gjatë kohës që ai ishte në pushtet. Po çfarë ndodhi që njerëzit u derdhën rrugëve e Sheshi "Tahrir” (sheshi i lirisë) u kthye në simbol të revolucionit arab, mbase më tepër se çdo shesh tjetër në shtetet arabe? Me shumë gjasa, dy hapa të gabuar të Mubarakut kanë bërë që durimi i egjiptianëve të soset: 1. Manipulimi i pacipë i zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit; 2. Përgatitja për t’i lënë postin e Presidentit djalit të tij, Gamalit. Mobilizimi i jashtëzakonshëm i aktivistëve prodemokracisë dhe i Vëllazërisë Myslimane solli të papriturën. Rol absolutisht vendimtar patën edhe rrjetet sociale si “Twitter”-i dhe “Facebook”-u por edhe super rrjeti televiziv i “Al-Xhazirës”, i cili transmetonte drejt për drejt nga Sheshi “Tahrir”. Pozita dhe pesha e Egjiptit bënin që largimi i Mubarakut të kishte implikime të mëdha në rajon, mes të tjerave edhe për SHBA-të. Mubaraku ishte një nga aleatët më të afërt me SHBA-të, dhe i pari që nënshkroi paqen me Izraelin. Fakti që administrate Obama i lau duart nga Mubaraku kaq rrëmbyeshëm shqetësoi aleatët e tjerë rajonalë, veçanësisht Izraelin. Nuk dihet se si do të jetë e ardhmja politike e Egjiptit, por një gjë është e sigurt: Kajroja nuk është më ajo e tridhjetë viteve të kaluara, kur drejtohej me dorë të hekurt nga një diktator. Hosni Mubarak (4 Maj 1928) qëndroi në zyrën e Presidentit të vendit deri me 11 shkurt 2011, ndërsa tanimë po gjykohet për korrupsion, pavarësisht se është në gjendje të mjerueshme shëndetësore.
Libia (Popullsia 5 670 000 banorë, sipërfaqja 1,759,541 km2)
Pasi kishte marrë pushtetin me anë të një grushti shteti të përgjakshëm në vitin 1969, Gadafi (qershor 1942 – 20 tetor 2010) gëzoi plot katër dekada në krye të shtetit të pasur me naftë. Rrëzimi dhe vrasja e kolobelit përbën një zhvillim dramatik rajonal. Për më shumë se 40 vjet, Gadafi ishte Libia dhe Libia ishte Gadafi. Të frymëzuar nga kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt, si dhe nga rrëzimi i Ben Alisë dhe Mubarakut, libianët nisën një aventurë të kushtueshme me 15 shkurt të vitit 2011 nga qyteti i Bengazit. Këtë ditë filluan përleshjet mes policisë dhe kryengritësve, përleshje që do të ashpërsoheshin më tej duke çuar në një luftë civile për muaj të tërë. Luftën e fitoi Këshilli Kombëtar i Tranzicionit më mbështetjen e NATO-s, e cila bombardoi nga ajri depot e armëve të kontrolluara prej mbështetësve të diktatorit. Në fund të gushtit, forcat kryengritëse arritën të futen në Tripoli teksa Gadafi u zhvendos në vendlindjen e tij, Sirte, ku edhe do të kapej e ekzekutohej me 20 tetor. Minutat e fundit të jetës së njeriut më të fuqishëm të vendit për dekada të tëra, i cili merrej zvarrë nga kryengritës të parëndësishëm, bënë gjiron e botës. Askujt nuk i vinte keq për Gadafin si person, në fund të fundit një diktator më pak në botë, por problemi është tek drejtësia, ekzekutimi pa gjyq është krim. Kjo ka sjellë që së fundi Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të kërkojë hetim lidhur me vrasjen e diktatorit.
Siria (Popullsia 22 717 417 banorë, Sipërfaqja 185,180 km2)
Siria është ndër vendet e fundit arabe që po ndjen efektet e revolucionit. Në fakt, shumica e njerëzve dyshonin nëse sirianët do të sfidonin regjimin autoritar të Bashar Al-Asadit (11 shtator 1965) në krye të shtetit që prej vitit 2000. Babai i Presidentit të tanishëm, Hafez al-Assad (President i Sirisë nga 1971 – 2000 kur vdiq) provoi se Asadët nuk do të toleronin këmbë disidenti në vend, teksa përdori dhunën më brutale kur vrau më shumë se 30 mijë sirianë gjatë trazirave të vitit 1982. Shtatë muaj pas fillimit të trazirave, është e qartë se vendi ka hynë në një luftë civile. Shumë ushtarë nuk i janë përgjigjur urdhrave të qeverisë së Asadit për të shtënë mbi kryengritësit, por kanë dezertuar duke u hedhur në kampin tjetër. OKB-ja thotë se numri i viktimave i ka kaluar 5000 të vdekurit. Edhe pse dje në vend kanë hyrë monitoruesit e Ligës Arabe, situata është tepër e nderë. E ardhmja tepër e pasigurt. Gjithçka duket se do të zgjidhet në vitin e ardhshëm.
Jemeni (Popullsia 23,580,000, sipërfaqja 555,000 km2)
Valës revolucionare nuk i shpëtoi as Jemeni, ku fillimisht protestuesit kërkonin t’i jepej fund papunësisë, kushteve të vështira ekonomike dhe korrupsionit. Më pas ata kërkuan edhe dorëheqjen e Presidentit Ali, Abdullah Saleh. Ali Abdullah Saleh (21 mars 1942) është President i Jemenit që prej vitit të largët 1978. Në muajin nëntor të këtij viti, si pasojë e kryengritjeve dhe humbjes së kontrollit mbi një pjesë të madhe të vendit, ai u detyrua të nënshkruante një marrëveshje për të hequr dorë nga posti në muajin shkurt të vitit 2012.
Bahrejni (Popullsia 1,234,596, sipërfaqja 750 km2)
Trazirat e vitit 2011 në Bahrejn, shpesh të quajtura edhe Revolucioni i 14 shkurtit, janë një seri demonstratash masive dhe rezistence civile. Trazirat shpërthyen si pjesë e revolucioneve në botën arabe pas vdekjes së tunizianit Mohammed Bouazizi. Protestuesit fillimisht kërkuan më shumë të drejta politike për shumicën shiite të vendit teksa më pas kërkuan largimin e monarkut, Hamad. Protestat u shtypën me dhunë dhe asgjë nuk u arrit. Lidhur me shumë nga protestuesit dhe me mjekët që kanë trajtuar të sëmurët në spitale, janë bërë gjyqe dhe janë dhënë verdikte të ashpra.
- Edhe në shtete si Algjeria, Jordania dhe Maroku pati trazira në kuadër të revolucioneve në botën arabe, u bënë disa lëshime nga pushtetarët dhe gjithçka duket se është mbyllur.
-Në Tunizi janë zhvilluar zgjedhjet e para të lira pas revolucioneve arabe, në Egjipt janë në proces teksa pritet të zhvillohen edhe në Libi. Detyra e vështirë e rrëzimit të diktatorëve në këto tre shtete ka përfunduar, tanimë zyrtarët atje përballen me detyra të tjera po aq të vështira, siç janë krijimi i një aparati demokratik shtetëror dhe pajtimi kombëtar.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-12-28 12:34