Rama: Topi një President mbi palët, i ardhshmi konsensual

Rama thotë se presidenti aktual i qëndroi garant Kushtetutës, pavarësisht se u zgjodh nga Partia Demokratike.
“Unë mendoj që z. Topi në mënyrë shumë fisnike u deklaruar i palidhur me asnjë interes për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në kuptimin e personit të tij. Besoj se kjo ishte një mënyrë e respektueshme për të lënë të lirë fushën nga çdo lloj spekulimi dhe njëkohësisht për t’u dhënë mundësi të gjitha palëve që këtë proces ta ndërtojnë pa “pengesën” e vetë z. Topit. Me këtë rast, besoj se më takon t’i shpreh respektin Presidentit të Republikës, i cili, mund të them se çfarë të duam nga pozicioni ynë, por askush nuk mund të mohojë se në mënyrën e tij ishte mbi palët. Pavarësisht se u votua nga PD-ja, ai nuk ishte një president që i shërbeu partisë, por ishte garant i Kushtetutës”.
I pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, kreu socialist u shpreh se ai duhet të jetë një figurë konsensuale. "Zgjedhja e Presidentit nuk është një proces i të marrurit të votave këtej e andej, por një proces që duhet marrë në funksion të interesit kombëtar dhe që duhet njehsuar me interesin e integrimit të vendit",ka thënë Rama.
"Ne na duhet të shkojmë tek një President mbi palët, i cili të mos jetë shprehje e arrogancës së një shumice të kufizuar numrash. Kushtetuta kërkon një President thellësisht të shkëputur nga interesat e palëve dhe mishërim i interesit kombëtar dhe kushtetutës. Të gjejmë dakordësinë për një figurë që sjell rregull për të mirën e vendit dhe në interes të kombit, e cila është mbi palët dhe jashtë palëve. Ajo që na intereson është interesi kombëtar i Shqipërisë evropiane dhe jo interesi partiak", tha ai për Ora News.
Për sa i përket mundësisë për rikthimin në grupin parlamentar socialist të deputetit Kastriot Islami, i çregjistruar një javë më parë, Rama tha se kjo është një çështje e mbyllur. "Nuk ka kthim mbrapa për një çështje që është e mbyllur. Dua të nënvizoj se PS është një bashkim që garanton liri dhe hapësirë për të gjithë, por që nuk mund të sfidohet nga askush në themelin e bashkëjetesës së vet", tha Rama. /Start/
2011-12-29 08:31