Tirana pas dy vitesh me një buxhet të miratuar

Dy vitet e fundit, kjo bashki ka funksionuar pa miratimin e një buxheti, për shkak se shumica në Këshill ishin nga koalicioni qeverisës, ndërsa kryetari Edi Rama, ishte nga opozita.
Në mbledhjen që ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, kryebashkiaku Lulzim Basha, i është përgjigjur pyetjeve të shumta të anëtarëve opozitarë në Këshill. Në fund, buxheti u miratua me 29 vota pro dhe 25 kundër.
"Shifra e investimeve kap shifrën prej 33% të 7 miliardë lekëve që është buxheti total. Kjo është 2% më shumë se sa sasia më e madhe e investimeve që qyteti ka përfituar këto 20 vite. Këtë e bëmë në një vit të veçantë, në vitin e parë ku Bashkia e Tiranës fillon të shlyejë principalin dhe interesat e kredive të marra në 10 vitet e kaluara",tha Basha në mbledhje.
Këshilltarët e majtë deklaruan se konsultimet me publikun në njësitë bashkiake kanë qenë fasadë. "Qytetarët e Tiranës nuk duan vetëm rrugë. Nuk ka pasur konsultim real me qytetarët e Tiranës, pasi ata kanë edhe nevoja të tjera. Ne nuk duhet të fillojmë historitë nga e para, por të vazhdojmë traditat. Qytetarët janë përdorur si fasadë këto dy javët e fundit. Atyre nuk i është kërkuar mendim në procesin e hartimit të buxhetit”, ka thënë këshilltarja socialiste, Adriana Berberi.
Në buxhetin e ri, investimet zënë 33% të totalit të buxhetit, pra 2.3 miliardë lekë. Janë me dhjetëra rrugë të cilat do të rikonstruktohen, por një investimeve më të mëdha për vitin që vjen prej 267 milionë lekësh do të jetë sistemi i shtratit të Lanës dhe rrugëve paralel saj, deri te ura e Shkozës, si dhe ndërtimi i kësaj ure./Start/
2011-12-29 08:25