E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amato: Rama, kryeminister i afte

Per dy dite me radhe, kane vijuar me intensitet shkembimet e ideve per programin e ri te Partise Socialiste. Ish- Kryeministrat italiane Masimo D'Alema dhe Xhuliano Amato, me ekspertet e tyre, jane pjese e rrjetit nderkombetar te miqve dhe eksperteve te nivelit te larte, qe po asistojne Kryetarin e PSSH-se, Edi Ramen, se bashku me ekipin e tij, per te ballafaquar problemet dhe idete per te ardhmen, me eksperiencat dhe modelet e suksesshme te zhvillimit. Gjate ketij takimi te dyte ne seline prestigjioze te Fondacionit "Italianieuropei", jane diskutuar draftet e pergatitura nga grupet e perbashketa te eksperteve, per sa i takon energjise, rritjes ekonomike, punesimit, arsimit, shendetesise, pensioneve dhe bashkepunimit rajonal. Disa here si Kryeminister i Italise, por edhe si njeri prej eksperteve me te degjuar ne Evropen e sotme, Xhuliano Amato, ne nje prononcim per mediat, eshte shprehur mjaft optimist per kete bashkepunim.

Si e shikoni gjendjen e sotme te Shqiperise?

Sot Shqiperia gjendet para problemeve te medha ende te pazgjidhura. Per kete, eshte i nevojshem nje vizion per te ditur se ku do te arrish. Gjithashtu, duhet te jesh dhe shume pragmatik per menyren si ta arrish ate vizion dhe duhet te them, qe gjate bashkebisedimit, ishin pikerisht miqte shqiptare qe vune gishtin tek menyrat se si arrihet ai vizion dhe duhet te them gjithashtu, qe kjo eshte nje nder pikat me te rendesishme.

Duke folur per vizion, cilat mendoni ju, se jane prioritetet e ndryshimit ne Shqiperi, pas gjithe ketyre viteve tranzicioni?

Nuk ka vetem nje gje, ka perhere me shume se nje prioritet. Duhet pasur besim ne aksionin publik, pra duhet kthyer besimi ne aksionin publik, kjo do te thote qe duhet punuar shume me kredibilitetin dhe transparencen e administrates. Kjo eshte shume e rendesishme per njerezit. Shume gjera kalojne permes administrates, madje edhe shendeti kalon permes administrates dhe impresioni, qe e vetmja menyre per te mbaruar pune, eshte t'i japesh dicka dikujt apo qe duhet te jesh mik i dikujt, eshte gjeja e pare qe duhet ndryshuar. Ana tjeter qe duhet ndryshuar eshte nje aspekt fizik i saj (Shqiperise). Shqiperia eshte nje vend qe ka perpara saj nje zhvillim te madh, por nuk ka energjine per te bere gjerat qe duhen bere. Shqiperia ka nje perspektive te madhe bujqesore, por ka terrene aq te pamjaftueshem (te vegjel), aq sa me veshtiresi mjaftojne qofte dhe per konsumin e saj te brendshem. Mendoj se keto gjera duhen ndryshuar.

Per mendimin tuaj, per sa i perket programit te Partise Socialiste, a do ta ndihmoje ate te fitoje zgjedhjet?

Une uroj qe nese Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 2009, problemet per te cilat folem, te jete ne gjendje t'i ndryshoje, dhe nese realisht arrin t'i realizoje do t'i kete kryer nje sherbim shume te madh Shqiperise.

Cfare te reje do te sjelle ky program?

Do te sjelle pikerisht nje administrate qe funksionon, qe nuk ben dallimin mes qytetareve qe nuk i njeh dhe qe i trajton te gjithe ne te njejten menyre te njohur nga ligji. Do te kete nje sistem shendetesor, i cili do te mund te mbuloje nevojat me te rendesishme per te gjithe dhe mbi te gjitha do te kete nje program asistence sociale, i cili nuk do te hedh leket duke asistuar ata qe nuk kane nevoje, por do t'ia jap atyre qe kane nevoje dhe do te kete gjithashtu infrastrukturen e nevojshme, ne menyre qe te kete ate proces rritjeje te forte.

Cfare keshille do t'i jepnit Edi Rames per te qene nje kryeminister i mire?

Ai nuk ka nevoje per keshillat e mia, per te qene i sinqerte. Eshte shume i zoti, por une do t'i thosha, qe per te fituar zgjedhjet duhet t'i kushtoje shume nga vetja e tij, vizionit, pasi zgjedhjet fitohen permes vizionit. Pasi te kete fituar zgjedhjet, duhet t'i dedikohet menyres per ta arritur ate vizion, pasi nje muaj pas fitores, vizioni nuk eshte me i mjaftueshem, por jane gjerat qe behen.

A mendoni qe Edi Rama eshte ne gjendje t'i pergjigjet kerkesave qe njerezit kane per te?

Une jam i bindur se po. Une e kam njohur vite me pare, kur ishte atehere Kryebashkiaku i ri i Tiranes. Eshte nje njeri qe ka cilesi te jashtezakonshme sipas mendimit tim, ka nje kapacitet te madh teknik, si dhe sjelljen e nje lideri. Eshte e veshtire te gjenden se bashku elemente te tille dhe Shqiperia ka avantazhin e te pasurit nje njeri te tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›